• |
ide | kryesore

Partizani mund të përfundojë në play out: ja llogaritë e tre skuadrave

-Instant, F1, Sport



Në dy javët e fundit e vetmja cështje që mund të konsiderohet e pazgjidhur është ajo e zonës play out ku Vllaznia mund të tentojë një rikuperim in-extremis, duke luajtur gjithcka për gjithcka në 90 minutat direkte me Partizanin. Të kuqtë janë vërtetë me 50 pikë në vendin e gjashtë, 5 mbi shkodranët e vendit të tetë, por kanë kalendarin më problematik, duke luajtur javën e fundit në Korcë me Skënderbeun. Të kuqtë mund ta zgjidhin me një barazim ndaj shkodranëve, duke shmangur zonën playout, por problemet janë nëse humbasin dhe rrezikojnë të parakalohen javën e fundit si nga Bylis ashtu dhe Vllaznia, që e mbyll në shtëpi kundër Flamurtarit të rënë nga kategoria.

Kështu, shkodranët kanë nevojë për 6 pikë për të lënë pas të kuqtë, sepse nuk mund të shpresojnë që Bylis në kuotën e 47 pikë, dy mbi Vllazninë e tre pas Partizanit të mos fitojë në Ballsh kundër Luftëtarit. Në këtë situatë, skuadra e Dovedan duhet të fitojë në ndeshjen e fundit kundër Tiranës kampione. Natyrisht mallkastriotët shpresojnë që të mos jenë të detyruar të duan ti prishin festën bardhebluve, por kjo ndodh vetëm nëse Partizani merr pikë ndaj Vllaznisë, duke e bërë të pamundur rikuperimin e kuqebluve në javën e fundit.

Një kryqëzim tresh që përfshin cuditërisht edhe një skuadër që u ndërtua për të mbrojtur titullin e që me të gjithë objektivët e dështuar duhet të paktën të mos bëjë me zemër tifozët që ndërtuan të tjerë ëndërra, përpara se ta kuptonin që ishte më tepër një makth….



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *