• |
ide | kryesore

Rama shton numrin e policëve me 587 efektivë të tjerë (Vendimi)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policisë së Shtetit do i shtohen edhe 587 efektivë. Vendimi është marrë nga qeveria dhe numri total në gjithë Shqipërinë i efektivëve të Policisë do të shkojë në 11 mijë e 645, nga 11 mijë e 58 që ishte. Ende nuk dihet pse është marrë ky vendim, ndërkohë që nuk ka patur kërkesa për shtimin e efktivëve të policisë.

V E N D I M, PËR

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.446, DATË 22.5.2017, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E NUMRIT TË PËRGJITHSHËM TË PERSONELIT TË POLICISË SË SHTETIT”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 6, të nenit 19, të ligjit nr.108/2014, “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar, dhe të aktit normativ nr.28, datë 2.7.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për disa ndryshime në ligjin nr.88/2019, “Për buxhetin e vitit 2020”, të ndryshuar”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në pikën 1, të vendimit nr.446, datë 22.5.2017, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, fjalët “… 11 058 (njëmbëdhjetë mijë e pesëdhjetë e tetë) punonjës …” zëvendësohen me “… 11 645 (njëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind e dyzet e pesë) punonjës …”.
Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA



7 Comments

  1. 587 policë më shumë baraz me minimumi 2000 vota falas, të blera me buxhet shteti, që mund të bëhen 10-20 mijë vota nëse këta policë do jenë nga fshati e do punojnë nëpër fshatra. Erdhën zgjedhjet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *