• |
ide | kryesore

Sheiku i City-t ‘rrëmben’ një tjetër klub: dominimi i PSG në të ardhmen mund të mos jetë kaq i sigurtë

-Instant, Sport



Shtrirja e Manchester City në futbollin botëror vazhdon. Pas simotrave në Veri e Jug të Amerikës (New York City e Club Atletico Torque, që e ndryshoi emrin në Montevideo City Torque), Azi (Sichuan Jiuniu në Kinë, aksioner kryesor i Mumbai City e në minorancë i Yokohama Marinos) e Oqeani (Melbourne City), për City Football Group po bëhet gati skuadra e katërt europiane. Pas Girona, Lommel (divizioni i dytë belg) e, natyrisht, gjysma blu e Manchester, holdingu është gati të blejë edhe Troyes, në Ligue 2 franceze.

Sipas asaj që bën të ditur shtypi lokal, grupi me president sheikun nga Emiratet Mansour bin Zayed al Nahyan ka patur kontakte me presidentin e Troyes, Daniel Masoni, për blerjen e shoqërisë, vlerësuar rreth 7 e 10 milionë euro. Më parë, kompania ishte interesuar për një tjetër klub të divizionit të dytë francez, Nancy. Kosto e kësaj shoqërie ishte më e lartë (14 milionë) e për këtë duket se Troyes kaloi në majën e preferencës së City Football Group.

Nëse negociatat do të kenë sukses, grupi do të ketë nën kontroll 10 skuadra nëpër botë. Tani e vetmja gjë që është interesante është se ndoshta pas ndonjë viti, Troyes mund ti krijojë shqetësime dominimit të Paris Saint-Germain (në pronësi të katariotëve) për vendet e para në Ligue 1.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *