• |
ide | kryesore

Shkencëtarët amerikanë: Jemi një hap më afër ngadalësimit të plakjes së njeriut

-Instant, Arkiva, F1, Planet



Plakja është e pashmangshme, por shkencëtarët në Universitetin e San Diego të Kalifornisë (UCSD) mund të jenë një hap më afër zbulimit të vonimit të procesit të plakjes.

Një ekip shkencëtarësh atje është duke studiuar plakjen tek majaja sepse qelizat e saj manipulohen lehtësisht. Ata provuan të kuptojnë nëse qelizat e ndryshme plaken në të njëjtën shkallë dhe për të njëjtën arsye.

Ajo që ata gjetën ishte intriguese. Edhe qelizat e bëra nga të njëjtat materiale gjenetike dhe brenda të njëjtit mjedis plakeshin në mënyrë të ndryshme. Shkencëtarë i publikuan gjetjet e tyre në revistën Science. Studiuesit kryen teste të mëtejshme për të kuptuar se si silleshin qelizat në procesin e plakjes.

“Për të kuptuar se si qelizat i marrin këto vendime, ne identifikuam proceset molekulare që janë në themel të secilës rrugë plakjeje dhe lidhjet midis tyre, duke zbuluar një qark molekular që kontrollon plakjen e qelizave, njëlloj si qarqet elektrike që kontrollojnë pajisjet shtëpiake”, tha Nan Hao, autor i studimit.

Ekipi i studiuesve zbuloi se ata mund të manipulojnë, apo ngadalësojnë procesin e plakjes, duke përdorur simulime kompjuterike për të riprogramuar dhe modifikuar ADN-në e qelizës. Ata thonë se arritën të krijonin një “rrugë më të gjatë për plakjen e qelizave”. Kjo, besojnë studiuesit, në fund të fundit mund të çojë në mundësinë e vonimit të plakjes njerëzore.

Shkencëtarët thanë se planifikojnë të provojnë modelin e tyre në qelizat komplekse, organizmat dhe në fund te njerëzit, si dhe të testojnë se si kombinimet e terapive dhe ilaçeve mund të çojnë në jetëgjatësi të mëtejshme.

“Plakja është një pyetje themelore biologjike. Ne dimë shumë pak rreth procesit të plakjes,” i tha Hao CNN. “Plakja është e lidhur me shumë sëmundje, kështu që nëse mund të ndihmojmë në ngadalësimin e plakjes ose të promovojmë jetëgjatësinë, do të jetë e dobishme për shoqërinë.” ©LAPSI.al



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *