• |
ide | kryesore

Sot mblidhet Këshilli Politik, por opozita po shqyrton bojkotin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ndërsa sot pritet të mblidhet sërish sot Këshilli Politik, opozita është duke shqyrtuar mospjesmarrjen. Propozimin e ka bërë anëtari i mazhorancës Damian Gjiknuri që në njoftim thotë se do të diskutohet çështja e hapjes së listave, por PD mund të mos shkojë në tryezë mësojnë burime të Lapsi.al pranë kësaj partie. “ne ende nuk kemi marrë një vendim për të marrë pjesë, ndërkohë që Rama këtej bën sikur diskuton me ne, nga an tjetër shkon përpara me axhendën e ndryshimit të njëanshëm të kushtetutës” komentoi burimi.

“Propozoj mbledhjen e Këshillit Politik ditën e mërkurë ora 17:00 në ambientet e Pallatit të Kongreseve me rend ditë diskutimin mbi propozimet për ndryshime në Kushtetutë sa i takon sanksionimit të hapjes së listave. Nga ana e Partisë Socialiste, përveç meje, si përfaqësues në tryezë do të marrë pjesë edhe Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama”, – shkruante Gjiknuri në kërkesë.

Mazhoranca firmosi një ditë më parë një marrëveshje me të ashtuquajturën opozita parlamentare për hapjen e listave dhe heqjen e koalicioneve.

Opozita e bashkuar jashtë parlamentit ende nuk ka kthyer përgjigje nëse do shkojë apo jo në takimin e sotëm të Këshillit Politik.

Në një deklaratë për mediat mbrëmjen e së martës është shprehur kundër marrëveshjes Rama – Murrizi duke e akuzuar kryeministrin si shkelës së marrëveshjes së 5 qershorit. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. ZOTI BASHA ,AS QE DUHET TE MENDOJ TE SHKOJ NE ATE KESHILL POLITIK TE QELBUR,EDI RAMA LE TE SHKOJ ME LYMIN DHE STOJKUN DHE KERRPERATEN

  2. Organizata e Kombeve të Bashkuara në statistikat e saj për Divizionin e Popullsisë vlerëson se që nga viti 1990 deri në 2020-n, nga Shqipëria janë larguar rreth 1.2 milionë persona. Bëhet fjalë për migracionin neto, që përfshin diferencën mes personave që kthehen dhe atyre që largohen.
    Vala më e lartë e migracionit ishte në periudhën 1990-1995, kur kalimi nga ekonomia e centralizuar në atë të tregut dhe hapja e kufijve, bëri që shumë shqiptarë të largoheshin masivisht, përmes ambasadave, apo dhe anijeve. Gjatë kësaj periudhe kanë ikur 443 mijë emigrantë.

    Tendenca vijoi dhe në 1995-2000, e nxitur nga trazirat e ’97-s. Gjatë kësaj periudhe u larguan 180 mijë persona. Pothuajse në të njëjtat nivele ishte tendenca e largimeve në pesëvjeçarin e ardhshëm.

    Në periudhën 2005-2010 u konstatua sërish një valë e rritur migracioni, me 217 mijë të larguar.

    NË 2010-2015, nga vendi u larguan 137 mijë persona.

    Në pesë vitet e fundit, tendenca për të ikur nga vendi ka vijuar, ndonëse me ritmet më të ngadalta në 30 vitet e tranzicionit.E shikoni o shpellkare kur jane larguar me shume nga shqiperia ne kohen e salih karaxhic berisha planin serbo-grek salihu e realizoje,te tjerat jane shpifje

  3. Kjo nuk eshte ceshtje bojkoti ose jo. Kjo vjen era mut dhe nese basha shkon me mire te shkoje ne shtepi pas takimit. Te gjithe aktoret perfshire kryesisht nderkombetaret e kane bere te qarte 5 QERSHORI sic eshte pa ndryshime. Pastaj se ca mutin ben kari i gjate me Mutrrizin eshte ceshtje e tyre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *