• |
ide | kryesore

Vejusha e Arkanit Ceca, sulmon Dua Lipën: “një injorante që nuk i di faktet historike”

-Instant, Arkiva, F1, Lajme, Paparazzi



Kundër Dua Lipës ka reaguar edhe këngëtarja e turbo folkut serb, Svetlana Raznatoviq, e njohur si Ceca.

Ditë më parë kur nisi fushata për vendosjen e Kosovës në hartën e “Apple” ajo u përkrah edhe nga Dua Lipa e cila dhe publikoi në Instagram flamurin “Autochthonous”, ndërsa reagimet e serbëve kundër saj ishin të shumta.

“Unë nuk do të harxhoj asnjë fjalë për një injorante që nuk i di faktet historike. Gjithë çfarë duhet t’i them asaj është: Vogëlushe, ulu njëherë!”, tha vejusha e banditit serb Arkan.

lexo me tej:

Dua Lipa ndez polemikat me një twitter: Nacionaliste apo patriote?

Ndërsa edhe mbrëmë Dua Lipa bëri një reagim tjetër, ku tha se është normale secili mbron vendin e tij.

Rrëfimi i Cecës për Pogradecin/ A po e akuzon Thaçi Berishën për këtë vizitë?



5 Comments

  1. Termi “injorante” mendoj se mund te jete teme diskutimi, ku fillon injoranca te serbet e ku mbaron. E te mendosh se eshte gruaja e nje kontrobandisti, hajduti, drogaxhiu e krimineli si Arkani qe i jep te drejta vetes te diskutoje per vlerat intelektuale te nje shqiptareje.

    1. Të mos jemi hipokrit vetëm sepse e tha Serbi, se Dua Lipan se mban njeri për të mençur as nga ne shqiptarët. Shumica e artistëve janë fëlliqësira të majatë anti nacionalistë, e pro globalist.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *