• |
ide | kryesore

Vëzhgimi/ Opozita me deklarata Rama me hapa konkretë drejt zgjedhjeve

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Opozita ka lëshuar mbi dhjetë deklarata dhe një sërë prononcimesh për shtyp që kur Edi Rama vendosi të përdorë disa deputetë sharlatanë për të ndryshauar kushtetutën, përishur marrëveshjen e 5 qershorit dhe ndaluar një koalicion të mundëshëm mes PD dhe LSI. Këtë ka bërë edhe sot pasi mazhoranca vendosi të mbledhë në mënyrë të njëanëshme tryezën e Këshillit Politik e cila është ngritur vetëm për të qenë konsensuale.   

Këtë ka bërë edhe me deklaratën e fundit, ku denoncon minimin e dialogut, politikat e aktit të kryer dhe talljen me ndërkombëtarët. 

Lexo me tej:

Opozita e bashkuar i përgjigjet Ramës: Ndalimi i koalicioneve shkatërron të dyja marrëveshjet për zgjedhjet

Aty theksohet se gara elektorale po shtrëmbrohet në mënyrë të njëanëshme duke ndryshuar kushtetutën:

 

  • pa përfshirë opozitën politike të vendit, që përfaqëson në zgjedhjet e deformuara të 2017, jo me pak se gjysmen e votuesve (rreth 765 mijë votues);
  • në një proces të mbyllur, jo transparent dhe monopartiak, që ka zgjatur online në Kuvend vetëm 6 orë;
  • pa marrë mendimin e OSBE-ODIHR;
  • në kundërshtim me qëndrimin e Zyrës së OSBE-së në Tiranë, që ju solli në vëmendje se ndryshime të tilla nuk mund të kryen sipas standardeve ndërkombëtare 1 vit përpara datës së zgjedhjeve.
  • pa marrë mendimin e Komisionit të Venecias”.

Por ngërçi i qëndrimeve në dukje të drejta të opozitës është se ajo nuk është në gjendje të thotë se v’do të bëjë më pas. Fillimisht tha se ajo tërhiqej nga marrëveshja e 5 qershorit, por kur rama e kërcënoi nga parlamenti se ai qe i gatshëm të mos e bënte identifikimin biometrik dhe të rikthente komisionet elektorale të depolitizuara nuk e përmendi më këtë obsion. Më pas u mjaftua vetëm me evidentimin se marrëveshja ishte prishur. Së fundi po përdor formulën amorfe se pavarësisht nga kjo që po ndodh, opozita “do të bëjë gjithçka, që faturën e rëndë që ky akt sjell për demokracinë, stabilitetin dhe integrimin e vendit ne Bashkimin Europian, ta paguajë vetëm Edi Rama dhe jo Shqipëria e shqiptarët”.

Andi Bushati: Iluzioni naiv i një marrëveshjeje me Ramën

Por të gjitha këto deklarata të pafunme nuk sqarojnë dot disa të vërteta të thjeshta: sa ndikim kanë ndryshimet e rregullave të lojës që po bën Rama, në rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme? C’pasojë ka tëhreqja nga 5 qershori dhe ç’do të thotë realisht aho?  A i rrezikojnë ndryshimet këto zgjedhje dhe nëse po, a po e rishikon opozita qëndrimin për të marrë pjesë në to? 

Pra ngërçi i deritanishëm i opozitës që ka mbetur e befasuar nga pabesia e Ramës është se vetëm konstaton por nuk definon dot hapat që do të hedhë në të ardhmen.

©Lapsi.al



20 Comments

  1. “Pra ngërçi i deritanishëm i opozitës që ka mbetur e befasuar nga pabesia e Ramës është se vetëm konstaton por nuk definon dot hapat që do të hedhë në të ardhmen.”

    Opozita Nuk ka mbetur e befasuar nga veprimet e edvinit, edhe ne që nuk jemi në politikë e kemi pritur që edvini nuk do të bëjë marëveshje të ndershme.

    Por opozita është e detyruar të harxhojë të gjitha mundësitë dhe alternativat demokratike, me q[llim që tu dalë të gjith borxhit, sidomos ndërkombëtarëve.

    Tani opozita e di shumë mirë se ka vetëm një rrugë: PËrmbysjen me dhunë të langaraqit.

    1. Lale po te tregoj nje sekret. Komunizmi ne Shqipri ka nja 30 vjet qe ka mbaru. Kane ngele ca ish sekretara partije e ca ish spiuna, po ato jane konvertu e jane mo kapitalista se ato te perendimit.

      Ah po edhe nje keshille. Permbysjen me dhune e provuat dhe dolet me dajre diten e zgjedhjeve. Pyet Ed Paloke sigurims antikomunistin se te tregon ai.

  2. Ka nje zgjidhje per opoziten. Te marri armet dhe te dalin kacake maleve. Po ua mbajti se do shkojne te gjithe ne hell. Molotovit i doli boja. Populli sado i lodhur do rrije dhe si gjithmone veshtron. A ja vlen te protestosh nese do hapen apo do mbyllen listat kur procesi zgjedhor ka me dhjetra probleme per zgjidhje?

    1. O idiot, nuk kemi hallin e opozitës, por hallin tonë që na ka zenë me edvin hajdutin që nuk do të ndalet edhe kur të na shohë se jemi tu dhënë shpirt.

      Por para se të jap shpirt do tia marr shpirtin ndonjërit si puna jote.

  3. Ka dhe nje zgjidhje tjeter per Opoziten.
    Te lepije tere ato qe ka beshtyre kundra opozites parlamentare , te beje paqe me ta dhe te gjejne nje zgjidhje te ndermjetme midis tyre.

  4. lul gari ka frik te perballet se Rama i ka dhene tendera koncesione dhe con gaz bq aty Po rames sja mban bytha ta lej jasht zgjedhjeve si qen lul garin sic ishte deri tani Se pa kete pallen nuk fiton lukunia e rilindjes prandaj i lusun bythen te hy ne zgjedhje

  5. andi bushati esht vet faqja e djatht e rames.keta jan shembulli i vertet i turpit ,e qe jan vet qytetaret e shqiperis.lop.derra,dele etj siq i quan rama.

  6. Cfare te keqe ka hapja e listave, pse mos te njihen kandidatet? Luli ka frike se i humbet pushteti ne Parti. Nuk jam fare me Ramen, por ngarkoj shume me pergjegjesi Sali Bershen dhe Lulzim bashen qe e katandisen nje kothere PD. Si ish i persekutuar, nuk dua qe PD te drejtohet nga Xhafer Isufi (Xhafa) sekretari i byrose se partise punes ne nje repart special. Si mund te behet koalicion me Meten? Ku qendron ndryshimi PD me LSI? Dua nje rilindje te PD me ata njerez qe e mbeshteten ne kohen me te veshtire.

    1. O Gjergji.
      Po te shikosh rrenjet e antareve te PDs sot , do shohehs qe gati 30% e tyre kane qene te lidhur drejteperdrejt me PPSH dhe gati 30% te tjere jane bije dhe bijat e sekretareve te PPSH, 30% tjeter jane interesaxhinjte dhe hienat qe i servilosen Bashes epr te kapur ndonje llokme te mire , dhe vetem 10% jane vertete me bindje demokrate. ( po keta ngaqe jane pak , as nuk i pyet njeri)
      Nese PDja nuk rinovohet RRENJESISHT atehere do shkermoqet dite pas dite.
      Fakti qe nuk pranon listat e hapura do te thote qe ata thjesht duan pushtetin dhe jo ndryshimin si ne partine e tyre , ashtu dhe ne menyren e qeverisjes.

  7. Hahahahaaa ke shume te drejte o Gjergji dhe une jame plotesishte me mendimin tende por me ata lider qe kane qene ne krye te PD-se dhe vazhdojne te jene momentalishte ne krye te saj kjo parti ka humbur shume dhe eshte shume e veshtire te vije ne pushtet te pakten edhe ne zgjedhjet e vitit 2021.

  8. Përpjekja e tyre për të bërë zhurmë dhe për të krijuar idenë se po preket 5 qershori, është thjesht një aksion që tenton të maskojë hipokrizinë e Lulzim Bashës, që ka mbushur gjithë Ambasadat dhe gjithë aktorët e shoqërisë civile me gënjeshtra, se ai është dakord për listat e hapura, por nuk do Edi Rama.

  9. Fajin e ka opozita që bën vetëm deklarata e nuk mer vendime qeveritare e parlamentare.
    Nuk e kanë fajin këto antarët e bandave të Avdylajve që i dalin në mbështetje narkokryeministrit Rama.

  10. Marreveshja e 5 Qershorit, pavaresisht se eshte nje vrime ne uje, u firmos ne ambientet e ambasades amerikane.
    Kjo mareveshje kishte si tutore e GARANTE nderkombetaret si SHBA, BE, OSBE dhe UK. Ku jane ata sot, ku eshte garancia e tyre?
    Masakra me e madhe ne Europe, pas luftes se dyte boterore u be ne Sebrenice, pikerisht nen vezhgimin e garanteve te paqes te perfaqesuara nga trupat e NATO-s.
    Keshtu eshte kur qellimi i nje opozite eshte te fitoje simpatine e nderkombetareve dhe jo te jape nje zgjodhje per hallet e popullit.
    Shkoni tani ne votime se do tju votojne nderkombetaret.

  11. Koka ben,koka peson,keto jane pasojat e budallallikut te opozites per tu larguar nga institucionet dhe per te marre pushtetin me dhune,tani po korrin ato qe mbollen vete…

  12. Militantet dhe bodrumaxhinjt e kryeministrise si duket nuk i kan mire punet per dei sa jane hedhur te gjithe ne sulem kunder opozites realesiku kjo i paska fajet per shkaterrimin e Shaiperise si MOS integrimin ne europe , cfar “arsuetimi” “shkencor ” qe bejne . Thone qe nderkombetaret nuk reagojne po ku ka reagim me te forte kur thane cope : MOS ndryshoni mareveshjen e 5 qeshorit se nuk hapen negociatat. Doni me per Belulin Rama . Tani qe po komentoni me shume si duket eshte rritur shperblimi osé numeri i sahneve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *