• |
ide | kryesore

Viron Bezhani ka një rival më të fortë se Bello, del hapur Duka: “KOKSH ka kohë që është kapur, do tia kthejmë sportit”

-Instant, F1, Sport



Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar vazhdon të jetë peng i një konflikti, që ndonëse tashmë është më i shtruar, mban akoma në llogoret e para presidentin Viron Bezhani e sekretarin e përgjithshëm Stavri Bello. Në 9 shkurt nga ndërkombëtarët u përcaktua se KOKSH duhet të shkonte në zgjedhje brenda dhjetorit 2020 (e miratuar e firmosur nga të gjithë Federatat), por tashmë kanë kaluar pothuaj 6 muaj dhe asgjë nuk ka ndodhur, duke bërë që Federatat olimpike, me në krye FSHF të përcaktojnë afate, duke të bërë të qartë edhe cfarë do të ndodhë nëse rezoluta nuk respektohet.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, në krah të atij të mundjes Martin Biba e homologut të boksit Florend Kalivopulli kanë vënë me shpatulla pas murit Bezhanin: Deri në 30 gusht duhet të ndërmarrim hapin e parë për Asamblenë, sepse duhet të respektojmë një rezolutë për të cilën kemi rënë dakord të gjithë. KOKSH ka kohë që është i kapur, nuk ndodhi sot – vazhdoi Duka – por do të përpiqemi tia kthejmë përsëri sportit”. Në fakt, përpara se të shkohet në Asamblenë zgjedhore, duhet më parë të mblidhet Asamblea për të ndryshuar statutin. Por që ta bësh këtë, rezoluta thotë se duhet ngritur më parë një grup pune prej 5 antarësh, që kërkon praktikisht një tjetër Asamble.

Asambleja zgjedhore duhet të mbahet brenda dhjetorit 2020, por që të arrihet aty është një punë e gjatë, që kërkon kohë dhe vonesat mund të bëjnë që kohët e përcaktuara nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar CIO të mos arrihen. Në këtë rast Duka e ka përgjigjen gati: “Uroj që presidenti Bezhani të respektojë rezolutën, por nëse nuk e bën atëherë do ta thërrasim Asmblenë me 2/3, sipas statutit”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *