• |
ide | kryesore

Zaniolo imazhi i fanellës së re të Romës: por lojtari i ka sytë nga Juventus

-Instant, Sport

Raporti mes Romës e Zaniolos po bëhet cështja e vërtetë e verës 2020. Shoqëria e ka zgjedhur, me Pellegrinin, për rolin e testimonial të fanellës së re, por situate është gjithnjë e tensionuar. “Zhurma më e fortë është heshtja e atij që nuk përgjigjet”. Kjo është fraza e publikuar në një story në Instagram nga kampioni verdhekuq, që kompletohet nga komenti i së ëmës: “Heshtja e të pafajshëmve”.


Dy pastime që janë symbol i një situate të tensionuar. Grindjes, sipas disa burimeve, tepër të ndezur me shokët pas Roma-Verona, e qortimeve publike të trajnerit, i është shtuar situata surreale e vigjiljes së ndeshjes në Ferrara me numrin 22 që nuk u grumbullua fillimisht nga Paulo Fonseca për lodhje muskulare, përpara se dëmtimi i papritur i Under të bënte të ndryshonte mendim portugezit që e përfshiu në minutën e fundit në listën anti-Spal.

Zaniolo duket tashmë i izoluar në shtëpi e se ndërhyrja e Juventus po e josh dhe shumë madje. Sigurisht, bëhet e komplikuar të mendosh se një situatë e tillë kaq e kompromentuar mund të zgjidhet me një tjetër sezon me verdhekuqtë për mesfushorin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu