• |
ide | kryesore

“1 mijë euro për të shkuar në BE”/ Kapet trafikanti nga Berati me 9 emigrantë në makinë (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Korçës ka ndaluar një 37-vjeçar nga fshati Vodicë i Bertit që po transportonte disa emigrantë në mënyrë të paligjshme. Policia thotë se vijon një operacion të koduar “Perimetri” për goditjen e trafikut të paligjshëm të emigrantëve.

Në pranga u vu N. S. i cili u kap në aksin rrugor rural Qafë Plloçë – Qukës, pranë fshatit Golik, duke transportuar me mjetin tip “Range Rover”, në drejtim të Tiranës, 9 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit prej 1000 – 1200 euro iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Policia thotë se materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *