• |
ide | kryesore

Conte justifikon parakalimin e Atalantës: “Vendi i dytë është i pari i humbësve”

-Instant, Sport



Antonio Conte i jep përfundimisht lamtumirën ëndërrave për titull dhe e bën me një lloj keqardhje për 0-0 kundër Fiorentinës: “Ata erdhën të mbrohen dhe bënë një ndeshje të mirë – ka thënë tekniku zikaltër – Ne sigurisht meritonim më shumë. Në përgjithësi kur lë pikë rrugës do të thotë se ka mangësi e ne po përpiqemi të punojmë mbi këto gjëra. Nëse lojtarët janë të zhgënjyer nga rezultati i këtij viti jam i lumtur, do të thotë se po jap mesazhin e duhur”.

Tekniku ka humbur edhe vendin e dytë, i parakaluar nga Atalanta, por objektivi nuk është ai për tu renditur para bergamaskëve. Conte mundohet ta justifikojë pozicionimin, përmes një batutë: “Unë mendoj se i dyti apo i treti ndryshon pak. Vendi i dytë është i pari i humbësve”.

Kështu, mendja tek tre ndeshjet e fundit në Serie A, plus sfidën e Europa League me Getafe, por për Conte ndeshjet e ardhshme nuk do të kenë një intreres të vecantë për klasifikimin: “Cdo ndeshje duhet të jetë një test. Në cdo ndeshje duhet të tregojmë se puna jonë po jep frute. Ndonjëherë merr më shumë, ndërsa unë mendoj se ne kemi marr më pak nga ajo që kemi mbjellë. Kemi Genoan që luan shpëtimin, Napolin që do vendin e pestë e pastaj Atalanta që është e rëndësishme, ndoshta më shumë për rritjen se pozicionimin”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *