• |
ide | kryesore

CR7 kërkon kampionat e golashënues: vetëm 6 sulmues e kanë arritur në historinë e Juventus

-Instant, Sport



Froni i golit. Një nga pak tabutë për të thyer nga Juventus, padron në Itali për numrin e titujve kampion të fituar, por shpesh me një rol të dorës së dytë në garën për titullin e golashënuesit më të mirë. Cështje bomberash, sepse në historinë e kampionateve me një fazë, vetëm 11 herë një sulmues bardhezi e ka mbyllur sezonin në vendin e parë të klasifikimit të shënuesve. I takon tashmë Cristiano Ronaldos të përmirësojë statistikën e të rishkruajë një pjesë të historisë, ekzaktësisht 12 sezone pas Alessandro Del Piero, i fundit kryegolashësnues i Juventus. Do të provojë shkëputjen që në mbrëmjen e sotme, kur në Udine ka mundësinë të festojë tre javë para kohe titullin e dytë kampion në Itali, të nëntin radhazi të Juventus.

Me fanellën bardhezi ata që e kanë fituar klasifikimin e golashënuesve kanë qenë vetëm 8: i pari ishte Felice Placido Borel, në 1933. Në pasluftën e dytë ishte radha e Giampiero Boniperti e danezit Jonh Hansen. Omar Sivori triumfoi në 1960, ndërsa 20 vjet më pas ishte radha e Roberto Bettega, përpara dominimit të gjatë të Michel Platini, mbret i shënuesve tre herë radhazi, mes 1982 e 1985. Në 2001/2002 David Trezeguet e mbylli kampionatin, me të njëjtin numër golash të Dario Hubner.

Francezi ishte i fundit sulmuesi i madh i Juventus që fitoi, në të njëjtin sezon, kampionatin dhe titullin e golashënuesit. Arritje që është në shënjestrën e Cristiano Ronaldo, gati për dopietën që ka ndodhur vetëm 6 herë në historinë e Zonjës së Vjetër. Përvec Trezeguet, ja kanë dalë Platini, Sivori, Hansen e Borel (dy herë).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *