• |
ide | kryesore

Ezaurohen vendet në spitalet Covid 1 dhe 2/ Cfarë do bëjë Manastirliu

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu,e cila u shfaq sot me maskë, deklaroi nga foltorja në Kuvend se dy spitalet Covid nuk do të kenë më kapacitet pas rritjes së numrave të të infektuarve.

“Në të dy spitalet e dedikuara për Covid, kemi mbi 120 të shtruar me këtë diagnozë. Shumë shpejt do të ezaurojmë kapacitetet e të dy spitaleve dhe do të shtrihemi në spitalin e tretë dhe të katërt. Ne do të vijojmë të forcojmë kapacitetet spitalore, por më mirë të forcojmë kapacitetet apo të marrim masa secili prej nesh? Duhet të mësohemi me normalitetin e ri. Ashtu siç ishim nuk do të jemi, derisa të dalë vaksina”, tha Manastirliu e cila paralajmëroi hapjen e spitaleve Covid 3 dhe 4 me rëndimin e gjendjes.

Por ministrja që u tërhoqi vëmendjen deputetëve për mosmbajtjken e maskës, nuk precizoi se kur parashikohet hapja e spitaleve të reja.

©lapsi.al

 



9 Comments

  1. Çfarë t’i besosh kesaj ministreje mashtruese, don të bindi njerzit se tashme jetojme ne nje “normalitet te ri”, pale ve dhe maskë për të na mbushur mendjen. Shporru o ministre bashkë me mashtruesit e tjere!

  2. Me 120 te semure po ezaurohen vendet neper spitale!?
    Nga cili planet vjen kjo kucke?
    “Duhet te mesohemi me normalitetin e ri. Ashtu sic ishim nuk do te jemi”
    Keshtu ka vendosur Qeveria Boterore?
    Ne paguajme taksa per te na siguruar kete “normalitet” qe kemi, per nje te ri, e zgjedhim vete, nuk na e imponon dot padroni yt dhe i perversit ne krye te qeverise.
    Mbase do te mesohesh edhe ti shume shpejt me nje “normalitet” tjeter. Historia njeh shume plehra qe kane perfumduar ne gjirize.

  3. per sqarim te te tjereve si puna ime je nuk e kuptuan:

    GJIRIZ m. bised.

    1. Kanal i mbuluar, ku rrjedhin ujërat e zeza; gropa e ujërave të zeza. Uji gjirizesh. Mi gjirizesh.
    2. Kanal i ngushtë kullues, i mbuluar me pllaka guri. Gjirizet e arës.

    ps.shume bukur e ke gjet kete fjalen, i shkon shume rrethanave

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *