• |
ide | kryesore

Ish-trajneri i Dinamos në pankinën e nënkampionëve të botës: firma deri në 2022

-Instant, Sport



Zlatko Dalic do të jetë trajneri i kombëtares së Kroacisë deri në vitin 2022. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Federata kroate në Tëitter, duke shpjeguar se ish-trajneri i Dinamos së Tiranës do të udhëheqë skuadrën në Europianin e vitit të ardhshëm deri në Botërorin e Katarit 2022. Nën drejtimin e Dalic, Kroacia ka luajtur një finale historike në Kupën e Botës në Rusi kundër Francës. “Rezultatet flasin për të, është e lehtë ti rinovosh kontratën”, ka thënë presidenti i Federatës kroate Davor Suker. “Nuk ka nder më të madh se të udhëheqësh kombëtaren tënde. Besoj në kualitetin dhe unitetin e skuadrës e jam shumë ambicjoz” është shprehur Dalic.

Në korrik të vitit 2008 Daliç u prezantua te Dinamo e Tiranës. Nuk ishte një emër i famshëm, por intuita e Besnik Sulajt, që në takimin e parë me trajnerin në atë kohë të Varteks, ishte thirrje e qartë për bashkëpunim. Prapaskena është se Sulaj donte ta merrte Dalic që në 2005, pas ndeshjes për Kupën Intertoto, por situata u bë e favorshme vetëm 3 vjet më pas dhe tek Dinamo kampione erdhi një teknik i ri, autoritar, që adhuronte disiplinën dhe që raportet njerëzore i vlerësonte më tepër se çdo gjë…

12 vjet më parë gjërat për Dalic nuk është se shkuan mirë tek Dinamo. Pas 6 muajsh dhe dy humbjesh rradhazi në derbi, me krenarinë e një njeriu pasionant, Zlatko dha dorëheqjen, për të arritur majat e futbollit botëror 10 vite më pas në Rusi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *