• |
ide | kryesore

Miratimi i marrëveshjes së 5 qershorit, kush 6 janë deputetët që votuan kundër

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Parlamentit



Teksa sot u miratua në Kuvend marrëveshja e ‘5 Qershorit’, zbulohen emrat e deputetëve që votuan pro dhe kundër. Kuvendi ka publikuar listën e plotë me rezultatet e votimit në fjalë, ku votat kundër ishin nga 6 deputetë të opozitës së re.

Kujtojmë se projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, mori 99 vota pro.

KUSH VOTOI KUNDËR
Adriatik Alimadhi

Halil Jakimi
Korab Lita
Myslim Murrizi
Ylli Shehu
Halit Valteri

Po ashtu, mësohet se deputetët që nuk votuan për marrëveshjen e 5 qershorit janë: Arlind Çaçani, Bledar Çuçi, Tom Doshi, Arben Elezi, Eljo Hysko, Ligoraq Karamelo, Lefter Koka, Erion Piciri, Enver Roshi, Nikolin Staka, Sadi Vorpsi dhe Alban Zeneli. Ndërkohë, e vetmja votë e pavlefshme ka qenë ajo e deputetit Ralf Gjoni.



2 Comments

  1. Shkëlzën Berisha, djali i ish- kryeministrit Berisha, është pronar i kompanisë “Logal”, e cila figuron se ka blerë një prone, për të cilën ka marrë një kredi prej 1,8 milionë euro.

    Shkëlzen Berisha ka lënë peng disa toka arë, si dhe një godinë, të ndodhur në Marqinet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *