• |
ide | kryesore

Misteret e koronavirusit dhe dilemat e shkencës

-Instant, Arkiva, Planet



Një nga misteret më të mëdha që lidhen me koronavirusin është shpejtësia me të cilën ai u përhap në të gjithë botën.

Filloi në Kinën qendrore dhe, brenda tre muajve, u përhap në çdo kontinent, përveç Antarktidës, duke u prishur jetën e përditshme miliona njerëzve. Prapa përhapjes së shpejtë, kishte një fakt që i kapi shkencëtarët në befasi, shqetësoi autoritetet shëndetësore dhe minoi përpjekjet e hershme të kontrollit: virusi mund të përhapej nga njerëz të shëndetshëm.

Ndërsa punonjësit po kthehen nëpër zyra, fëmijët përgatiten të rifillojnë shkollën dhe njerëzit e dëshpëruar për normalitet kanë nisur të vizitojnë qendrat tregtare dhe restorantet, të dhënat e reja shkencore flasin për një realitet kërcënues: Nëse sëmundja mund të transmetohet nga njerëz të shëndetshëm, atëherë ndoshta ajo do të jetë e pamundur të frenohet.

“Mund të jetë vdekjeprurëse, e megjithatë 40 përqind e njerëzve mund të mos e dinë që e kanë,” thotë Dr. Eric Topol, drejtues i Institutit Kërkimor Scripps.

Studiuesit flasin për mundësinë e frikshme të përhapjes së heshtur të virusit nga bartës pa simptoma ose me simptoma të dobëta. Por se çfarë roli luajnë njerëzit e shëndetshëm në shtimin e radhëve të të infektuarve, kjo pyetje mbetet pa përgjigje dhe është në krye të axhendës së kërkimit shkencor.

Koronavirusi i vogël por i fuqishëm mund të depërtojë në një qelizë njerëzore, të stabilizohet aty dhe të shumëzohet në dhjetëra mijëra brenda një dite të vetme. Nivelet e virusit rriten përpara kollitjes së parë. Dhe për habinë e shkencëtarëve, rreth 4 në 10 persona të infektuar nuk kanë fare simptoma.

Pabesia e këtij virusi është në fokusin e shumë shkencëtarëve tani që shoqëritë po rihapen. Ata pyesin veten se çfarë ndodh nëse përhapësit e heshtur nuk zbulohen para se të jetë tepër vonë.

Udhëtarët pa kollë mund të kalojnë lehtë nëpër kontrollet e aeroporteve. Punëtorët pa ethe nuk zbulohen dot nga kontrollet e temperaturës. Njerëzit që nuk ndjehen të lodhur apo që nuk kanë dhembje, marrin pjesë në takimet e biznesit, duke infektuar të tjerët.

Dhe shpërthimet mund të rifillojnë.

Shenjat e para

Qysh në janar, kishte shenja që njerëzit mund ta bartnin virusin pa shfaqur simptoma. Megjithatë, shumë shkencëtarë nuk bindeshin.

Koncepti që njerëzit pa dashje mund ta përhapin sëmundjen asnjëherë nuk ka qenë i lehtë për t’u kuptuar, duke filluar nga epidemia e poliomielitit në Amerikën e gjysmës së shekullit të 20 e deri tek përhapja e HIV-it dekada më vonë.

Kur u shfaq COVID-19a, zyrtarët shëndetësorë mendonin se ky do të ishte si koronavirusët e tjerë dhe se njerëzit i infektonin më lehtë të tjerët kur shfaqnin simptoma si kollë apo ethe.

“Ne mendonim se kjo do të ishte si SARS-i: një periudhë e gjatë inkubacioni dhe asnjë transmetim gjatë periudhës së inkubacionit,” thotë Lauren Ancel Meyers, e Universitetit të Teksasit në Austin.

Në prapaskenë, shkencëtarë si Meyers diskutonin të alarmuar me zyrtarët e shëndetësisë mbi faktet që kishin gjetur për sëmundjen. Duke qëmtuar me kujdes faqet e internetit të departamenteve kineze të shëndetësisë, Meyers dhe ekipi i saj gjetën më shumë se 50 raste midis 21 janarit dhe 8 shkurtit, në të cilat personi që sillte virusin në shtëpi nuk shfaqte simptoma para se të kishte infektuar të paktën një anëtar të familjes.

“Kur pamë të dhënat, thamë: “Jo, kjo nuk mund të jetë e vërtetë,” u shpreh Meyers. “Ishte tronditëse”.

Koronavirusi në anijen turistike

Rebecca Frasure, e cila e mori virusin kur ishte duke lundruar në anijen turistike Diamond Princess, u vendos në gjendje shtrati në Japoni nga fundi i shkurtit, e mërzitur që po mbahej në spital edhe pse nuk kishte asnjë simptomë.

“Jam krejtësisht e shëndetshme përveç faktit që kam virusin në trup”, tha Rebecca.

Pa testime të gjera dhe të shpeshta, është e pamundur të dish se sa njerëz pa simptoma mund ta bartin virusin. Anija Diamond Princess, e cila po qëndronte në Portin e Jokohamës kur në bord shpërtheu virusi, i joshi mjaft studiuesit.

Një model matematik i ndërtuar nga Shkolla e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër që synonte të vlerësonte se sa njerëz ishin të infektuar por pa simptoma, tregonte se tre të katërtat e njerëzve të infektuar në anijen turistike ishin pa simptoma.

Në shtetin Uashington, doktor Jeff Duchin nxori të dhëna të ngjashme kur një ekip ekspertësh ekzaminuan një shtëpi të moshuarish dhe konstatuan se punonjësit e kujdesit shëndetësor po e përhapnin virusin në institucionet e tjera të kujdesit për të moshuarit.

Në muajin mars, më shumë se gjysma e personave në një shtëpi tjetër të moshuarish që testuan pozitivë nuk kishin simptoma.

E gjithë kjo nënvizoi nevojën për të ndryshuar strategji dhe për të pranuar se virusi nuk mund të ndalej dot plotësisht.

Dr. Duchin kujton se pas kësaj i tha vetes: “Kjo sëmundje do të jetë jashtëzakonisht e vështirë për t’u kontrolluar.”

Pyetje pa përgjigje

Hunda dhe goja janë pjesët më të lehta për hyrjen e koronavirusit në trup. Pasi hyn, virusi merr në dorë mekanizmin e qelizës për të kopjuar veten dhe i heq trupit sistemin imunitar për t’u mbrojtur. Nivelet e virusit rriten mjaft në rrugët e sipërme ajrore, e gjithë kjo pa simptoma. Shumë shkencëtarë besojnë se, gjatë këtyre ditëve, njerëzit mund ta përhapin virusin thjesht duke folur, duke marrë frymë ose duke prekur sipërfaqet e ndryshme.

Tek njerëzit që vërtet nuk shfaqin simptoma, sistemi imunitar e fiton betejën përpara se ata të ndjehen të sëmurë.

Kur filloi të bëhej më e qartë se virusi mund të përhapej nga njerëzit e shëndetshëm, autoritetet shëndetësore të SHBA vendosën të mos prisnin për të dhëna të reja shkencore. Në fillim të prillit, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve u rekomanduan njerëzve të mbanin maska.

Disa ditë më vonë, hulumtuesit kinezë publikuan një studim ku thuhej se pacientët kanë veti më të mëdha infektimi dy deri në tre ditë para se të shfaqnin vetë simptoma. Provat vazhdojnë të shtohen dhe Qendrat amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tani vlerësojnë se 40% e transmetimit ndodh përpara se njerëzit të ndjehen të sëmurë.

Megjithatë, midis shkencëtarëve, veçanërisht tek Organizata Botërore e Shëndetësisë ende ka dyshime. Kjo organizatë e ka ulur rëndësinë e infeksionit nga njerëz pa simptoma, megjithëse kohët e fundit filloi ta pranojë një mundësi të tillë dhe i ka këshilluar njerëzit të mbajnë maska.

Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë fajësojnë Kinën për vonesën në shpërndarjen e informacionit rreth përhapjes së heshtur të virusit. Por Dr. Topol thotë se SHBA mund të kishte organizuar programin e vet të testimit duke bërë sekuencën gjenetike të virusit.

Nuk është gjë e vogël: Arritja qysh herët e qartësisë shkencore për përhapjen e virusit do të kishte shpëtuar jetë njerëzish.

“Ne në Amerikë u treguam të ngadaltë në gjithçka,” thotë Dr. Topol. “Më duhet të them se është e turpshme.”/VOA, Associated Press



1 Comment

  1. koha per urtesi mendimi dhe veprimi ne unitet ,koha per te ven vijat e kuqe cfar pranojm dhe cfar kundershtojm si njerez perball sunduesve te padrejt,koha per mirkuptim marrveshje ndernjerzore thotë:

    vertet mbetet mister virusi,mbasi po te analizohen faktet,zhvillimet lajmet konspiracionet,del nje pikpytje ,me shum tregues,qe 100,per 100 tek cdo banor i tokes len dyshim ,dhe urren ket veprim ,te ndollur si nje mashtrim i mall,diku ne nje lajm thuhet,presidenti bjellorusis pohon se i kan ofruar 940 milion evro per te pranuar kushtet e karantinimit,duke i vene keti lajmi teorik konspirative del qe elita fsheht paska bler ullheqesit boteror me para aq sa kan mundur,,ne shqiperi kan pranuar keto kushte ,flitet 18mije evro investim per cdo pacient me kete semundje,,nga gjoja evropa,por qe eshte nje fantazem ,kan frik njerzit te shkojn per vizita ne spitale rajonale,se i fusin ne izolim per corona virus ,se tashme duket biznes te terheqesh 18 mij evro per person te semur,ne nje koh kur i semuri i kesaje semundje nuk ekziston por manija per pushtet para drogen po e zevendeson mas miri corona virusi,me 18mije evro personin ,nje korrupsion i paimagjinushem aq me keq kur pajtohen qeveritaret per pak para te mbysin popullin e tyre,ky eshte kulmi,kurse ullheqesit e ndershem nuk pranojn ket korrupsion e denoncojn ne publik ,tashme i eshte vene vula shqiptareve ashtu si per komunizmin qe na sollen si ekspriment ,tani e kthyen vendin po ekspriment nderkombtar ,dhe i vendosen cmimin 18 mij evro per cdo te semur kaq kushton njeriu sot,,per qeveritaret e shteteve eshte e leht mbasi popujt do vuajn pasojat,se pas kesaj jan aplikimi teorive konspirative,kontrolli mbi jeten me gjitha format marrje te saj ,shkurtim te saj demtim te saj ,grabitje te lirive dhe te drejtave,iken pushteti buron nga populli liri demokraci te drejta dinjitet vlera virtyt moral u zemevdesuan me antivlera pushteti buron nga fuqia ne sherbim te interesit pushtetit te pushtetareve tjeret le te plasin,kjo duket fakt i kryer tashme,sipas zhvillimeve praktike dhe medijave,kurse formati politik ligje shtet mbrojtje ,drejtesi ligje kan vetem emrin ,se praktikishte veprohet e kunderta ,fshehtas dhe hapur,por qe kjo situat ,tek individi dhe shoqeria eklipson nje rreagim zinxhir ,qe i fundos te gjith e them ket duke u mbeshtetur tek ,natyraliteti njerzor don te drejten urren padrejtesin ,instinkti dhe imuniteti ,ligjet e te mallit zot ,ku si perfundim ,ne finale te gjith autor dhe aktor te kesaj gjendje ekstreme do binden se i kishin bere planet pa hanxhin ,dhe ky eshte shkaku qe nuk ju kan dal nuk ju dalin dhe kurr sdo tu dalin planet e tyre ,dhe kurr me sdo mund tua shesin kujt sapunin per djath se tashme e ka zbuluar shija,keta smund te triumfojn per shkak se skan cilsi krijimi ket zoti mallerishem sja lla kujt prej njerezve,qe te zgjillin problemet per deshirat,keshtu qe te gjith mbetemi brenda per caktimit te te mallit zot,ku gjithcka funksionon ne ekujl;iber vetem sipas ullzimit tije dhe shkatrrohet sipas deshirave njerzore,,por qe asnjerit shkatrrimi tije si pelqen dhe te drejtat i don ,o njerz ju jeni ne fillimin e fazes se shkatrrimit te pacmangeshem tuajin me duart tuaja se po perpiqeni te shkatrroni tjeret,ne finale behet analiza ku gabuam qe pesuam dhe percfar lavdije, ,pergjigja largimi nga rruga drejt, nje pjes perhapen te keqen ,nje pjes pranun te keqen nje pjes u ben hipokrit nje pjes dyftyresha ,nje pjes perfituan nga e keqa tjereve ,sot jemi akoma pa par fundin trishtues dhe akoma per te qen ne mundesin e shprehjes natyralitetit ton ne unitet mendimi dhe veprimi per te kerkuar te drejtat mbrojtur dhe kundershtuar padrejtesin,qe na behet,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *