• |
ide | kryesore

MotoGP: Marquez i jashtëzakonshëm edhe në rikuperim, në pistë në Jerez

-Instant, Sport



Nuk ka ndërmend të heqë dorë nga titulli kampion, të paktën jo pa u munduar ta mbrojë. Marc Marquez të dielën do të jetë në garë në Cmimin e Madh të dytë të Botërorit të MotoGP, në program për tu zhvilluar mbi pistën spanjolle të Jerez de la Frontera. Vetëm dy ditë pas operacionit në krahun e djathtë, me një tëeet të bërë nga vetë skuadra e kampionit, Honda, janë konfirmuar zërat që qarkullonin që një ditë më parë: kampioni i botës ka ndërmend të garojë.

“Pas operacionit të kryer me sukses të martën, Marc Marquez do të kthehet në Jerez” lexohet në mesazhin zyrtar të Honda, të publikuar paraditen e sotme. Vetëm dje, piloti ka dalë nga klinika në Barcelonë. Sot do të bëhen edhe vizitat mjekësore zyrtare, përpara aprovimit përfundimtar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *