• |
ide | kryesore

Nga Europa me Kukësin në Divizionin e katërt francez: transferimi i Teqjas problemet e futbollit në vend

-Instant, Sport



“Klubi njofton se mbrojtësi Olsi Teqja nuk është më pjesë e skuadrës së Kukësit. Mbrojtësi kishte kontratë deri në fundin e këtij sezoni, por klubi ka pranuar kërkesën e futbollistit që të largohet para se të mbyllet zyrtarisht kampionati, duke mirëkuptuar dëshirën e tij për të firmosur në një kampionat tjetër. Teqja është zyrtarisht futbollist i skuadrës franceze të Beauvais Oise”. Kjo është komunikata me të cilën Kukësi përshëndet qendërmbrojtësin e tij, që ka preferuar të mos luajë në Europë me Blutë, por të vazhdojë të luajë në një divizion pothuaj amator në Francë.

Një humbje për Kukësin, që me Teqjan e Obanor kishte gjetur një soliditet difensiv, që i mungonte që prej largimit të Shametit, por një humbje më e madhe do të jetë për 31 vjecarin që tashmë del nga futbolli që ka rëndësi. E thënë kështu, sepse Kukësi edhe këtë sezon do të prezantohet në Europa League dhe lojtari djeg mundësinë, për të shkuar në Divizionin e katërt francez.

Nuk është se Teqja nuk ka bërë analizën e duhur, as se humbi kthjelltësinë dhe nuk arsyetoi si duhet. Nuk është as idea për të bërë karrierë së shpejti duke e përdorur Beauvais Oise si trampolinë, duke parë moshën 31 vjecare. Transferimi i një lojtari të rëndësishëm si Teqja, që më parë ka luajtur edhe për Shkëndijën e Tetovës, është tregues i vështirësivë të mëdha që kalon futbolli në vend. Nga mungesa e komoditeteve minimale e deri tek pasiguritë e kontratave, vonesat e pagave, apo në shumë raste edhe mos marrja e tyre për muaj të tërë. Në këtë prizëm, që e vuajnë pjesa më e madhe e klubeve të Superiores, më mirë mes amatorëve francezë, aty ku ndoshta ndihesh më profesionist, se profesionistët e Shqipërisë. Ndoshta!

https://www.facebook.com/FKKukesiAlbania/posts/2278106029001398



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *