• |
ide | kryesore

Opozita nxjerr e-mailin për Gjiknurin: Nuk është e vërtetë që kemi refuzuar diskutimin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare, Oerd Bylybashi nga PD dhe Petrit Vasili nga LSI i kanë dërguar një e-mail Damian Gjiknurit. Në këtë njoftim, palët informojnë maxhorancën se janë të gatshëm që të diskutojnë çdo çështje në Këshillin Politik, edhe pse sot nuk u arrit asnjë dakordësi mes tyre. Opozitarët theksuan se nuk kanë refuzuar të diskutojmë asnjë çështje në Këshill, ndërsa akuzojnë për dezinformim Gjiknurin dhe kryeministrin Edi Rama. Sipas tyre, opozita ka kërkuar, që çdo çështje që lidhet me zgjedhjen, të diskutohet dhe shqyrtohet në Këshill. Ata kerkojne mbledhjen nesër të Këshillit në orën 17:00.


E-MAILI
Z. Gjiknuri,


Duke ndjekur deklarimin tuaj publik dhe të Kryetarit të Partisë Socialiste, shprehim keqardhjen tonë për dezinformimin e opinionit publik në lidhje me qëndrimin e opozitës në mbledhjen e sotme të Këshillit Politik. Ne nuk kemi refuzuar të diskutojmë asnjë çështje. Opozita ka kërkuar, që çdo çështje që lidhet me zgjedhjen, të diskutohet dhe shqyrtohet në Këshill.

Sot në mëngjes në Parlament, Kryetari i Partisë Socialiste pohoi se amendamenti kushtues i njënanshëm që është depozituar në Kuvend, NUK NDRYSHON, sepse procedura parlamentare nuk e lejon!!! Nëse amendamenti kushtetues i njëanshëm nuk ndryshon, sepse Rregullorja e Kuvendit nuk e lejon, atëherë për çfarë po na ftoni të diskutojmë apo dialogojmë? Për një amendament që nuk ndryshon?

Ky qëndrim dhe qëndrimi juaj zyrtar sot në Këshill, dëshmon se ju nuk jeni të hapur për diskutime, ndërkohë që Opozita kërkon që diskutimi të jetë transparent dhe gjithëpërfshirës, duke hequr dorë nga FAKTI I KRYER. Teoria e “faktit të kryer” shkon kundër parimeve të dialogut politik, që nuk është dhe nuk mund të jetë kurrë fasadë.

Kjo është arsye që ne kërkuam që nëse ju keni një çështje që lidhet me zgjedhjet për diskutim, atë duhet ta sillni në Këshillin Politik, për t’u përfshirë të gjithë bashkë në një proces transparent dhe gjithëpërfshirës, që lejon një produkt të përbashkët dhe konsensual, dhe jo një produkt që është paracaktuar nga ana juaj dhe ku Opozita politike e vendit është e përjashtuar.

Nëse produkti është i paracaktuar në mënyrë të njëanshme dhe është i pandryshueshëm siç ju shpreheni, atëherë ju ribëj me dije se po shkelni Marrëveshjen e 14 Janarit dhe 5 Qershorit, sepse po kryeni ndryshime thelbësore në legjislacionin zgjedhor pa pyetur, diskutuar dhe marrë mendimin dhe konsensusin e Opozitës politike të vendit, duke zhbërë produktin e përbashkët të 5 Qershorit.

Gjithësesi, në vijim edhe të deklarimit tuaj të pavërtetë sot në media, kërkojmë mbledhjen e Këshillit Politik nesër, ora 17:00, për të vijuar dialogun, për çdo çështje, por pa cenuar marrëveshjen e 5 Qershorit.

Mbetem në pritje të konfirmimit tuaj!

Oerd Bylykbashi
Petrit Vasili

5 Comments

  1. Opozita joparlamentare ndryshon mendje: Kërkojmë mbledhjen e Këshillit Politik nesër, do diskutojmë çdo çështje,te dhjere ne fitore

  2. OPO MERRINI NJE E NGA NJE DHE VERUANI NE B*YH TE GJITHEVE .
    HYNI NE ÇDO SHPI DHE SQAROJINI NJE E NGA NJE SE NUK THONE GJE .
    POPULL DELE . POPULL ME KURRIZ TE DALE NGA POSHTRIMI .
    PTUUUUUUUUUUUUUU……………………………KURAVA , ÇA PRINSI ME ?

  3. Prape ja u futi Rama. Logjika e thjeshte. Cfare kerkuat ne 5 Qershor ua dhame konsesusin. Tani duhet ta jepni dhe ju cfare kerkoj une. Pra barazim ne kerkesa. Dhe nderkombetaret e shohin si zgjidhjen me racionale. Kush nuk ka durim dhe thote qe tani qe i fitoje zjedhjet ta provoje pa frike.

  4. Shkëlzën Berisha, djali i ish- kryeministrit Berisha, është pronar i kompanisë “Logal”, e cila figuron se ka blerë një prone, për të cilën ka marrë një kredi prej 1,8 milionë euro.

    Shkëlzen Berisha ka lënë peng disa toka arë, si dhe një godinë, të ndodhur në Marqinet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu