• |
ide | kryesore

Pas Haradinajt, edhe Limaj i pakënaqur me qeverinë e Hotit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ka thënë mbrëmë në T7 se nuk ka qenë i informuar për emërimin e Skënder Hysenit si koordinator për dialogun Kosovë-Serbi.

“S’kam qenë i informuar për koordinatorin, por është çështje e kabinetit. Pse e ka emëruar nuk e di”, është shprehur Limaj.

Limaj ka shprehur pakënaqësi edhe për mënyrën si po zhvillohet dialogu me Serbinë.

“Video-samiti dhe vizita në Bruksel kanë qenë me pëlqimin e partive në koalicion. Nuk e kemi ditur se për çfarë është biseduar. Por për përgatitje po. Kemi pasur platformën e përbashkët.

Nga temat që janë biseduar kemi vërejtjet tona si Nismë. Rreziku është që po kthehemi në një dialog teknik. Fatkeqësisht tri vjet kemi humbur dialog pa lidhje. Për teka individuale. Jemi për dialog por për tema vitale. Nuk duam më dialog për normalizim, por për njohje reciproke.

Nëse Serbia nuk është e gatshme të negociojë për njohje, atëherë ne nuk jemi të interesuar. Atë ditë patëm problem me sjelljen e Vucic. Ai tha se jemi të interesuar të flasim për ekonomi, por jo për njohje. Çfarë ekonomie pa njohje?”, – thotë Limaj.

Një ditë më parë edhe kreu i AAK-së shprehu pakënaqësi për mënyrën si po e drejton qeverinë Avdullah Hoti. ©LAPSI.al

https://lapsi.al/2020/07/22/haradinaj-kercenon-hotin-nese-vazhdon-keshtu-do-ta-rrezojme-qeverine/



4 Comments

  1. ALBIN KURTI KRYEMINISTER,DITMIR BUSHATI PRESIDENT I KOSOVES-KOMBI SHQIPËTAR E DESHIRON thotë:

    DULLA KOTI NUK DUHET TE ISHTE ATY FARE,POR HASHIM THACI ISA MORINA DHE BATON HAXHIU E VENDOSEN ATY SI NJE HU GARDHI TE KALBUR…

  2. U bete edhe ju me keq se ketu ne Shqiperi.
    Nuk dini c’fare kerkoni.
    Limaj i pa kenaqur, Haradinaj i pakenaqur etj.
    Kush eshte i kenaqur (vec Grenellit dhe Vuqiqit), pse u bete te gjithe bashke per te hequr Kurtin?
    Populli votoi ne mase per Kurtin. Ju zhbete vullnetin e tij.
    Turp per te gjithe ju e vecanerisht per ate cubin Haradinaj qe na hiqej si patriot e trim i madh.

  3. E kam dëgjuar disa herë z.Hoti të deklarojë publikisht që me Serbinë nuk do të bisedojmë për probleme teknike por për probleme politike të njohjes reciproke e përmbajtjen e bisedimeve do ta sjellim për diskutim në parlament.
    Që ka kritika për te qoftë nga Haradinaj e qoftë nga Limaj, mendoj se kjo do të ndihmojë që politikanët e Kosovës të shkojnë me një mendim të përbashkët në përballje me Serbinë, duke evituar modelin e Thaçit që desh ti bënte vetëm me kokën e tij.

  4. Kjo qeveri eshte nje nga gjellet e “Akademise politike LDK” si duket s’po e ha njeri e LDK duhet ta haje vete. Besoj se ne vjeshte duhet te kemi zgjedhje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *