• |
ide | kryesore

Rama si Berisha me Sefgjinin, rehabiliton dëshmitarin e krimit të tij

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Liderët e kapur me preshë në duar nuk tradhëtojnë kollaj dëshmitarët e mëkateve të tyre. Ajo që po bën Edi Rama me Afrim Qendron, ish drejtorin e rrugëve, është e ngjashme me atë që bëri dikur Sali Berisha me Arben Sefgjinin.


 Rama e ka emëruar personalisht si nënkryetar të bashkisë Vlorë, ish-drejtorin e ARRSH-së, Afrim Qendro, ndonëse dikur socialistët bënë sikur e pushuan nga puna, madje nuk e lanë të hynte as në zyrë, ndërkohë që prokuroria u shtir sikur filloi hetimet ndaj tij për skandalin e tenderit mashtrues të unazës së re.


Afrim Qendro u vu në qendër të skandalit pasi me firmën e tij (natyrisht me urdhër) ai i dha tenderin e lotit të parë të Unazës së re një kompanie fantazëm,  Dunëell Haberman, të regjistruar në Delaëere të Shteteve të Bashkuara. Pasi emisioni “Të Paekspozuarit”, zbuloi në 6 dhjetor atë që është konsideruar si skandali më i madh i qeverisjes së Ramës, socialistët u detyruan ta shesin Qendron. Në televizoine u transmetuan pamje të moslejimit të tij për të hyrë në institucionin që kishte drejtuar më parë, ndërsa nga prokuroria e Tiranës prodhoheshin lajme për hetimin e tij.

Por sapo vala e parë ra bashkë me të u bë edhe plani i mbajtjes afër të këtij dëshmitari të rrezikshëm i cili di gjithcka për tenderin korruptiv të Unazës së re ku një kilometër kushton gati 20 milionë Euro. 

Ai fillimisht u ingranua në fushatën e zgjedhjeve në njëpartiake në Vlorë, prokuroria i harroi hetimet për skandalin, ndërsa tani së fundi është propozuar nga vetë kryeministri, për të drejtuar de fakto bashkinë e Vlorës si zv kryetar i Dritan Lelit.

Kur ishin në opozitë socialistët i patën denoncuar praktika të tilla që mbanin erë. Rasti më flagrant ku ata u fokusuan ishte ai i mbrojtjes nga Sali Berisha të dëshmitarit të një krimi për të cilin akuzohej vetë. Sapo u rikthye në pushtet Berisha e emëroi Sefgjinin si drejtor të përmbarimit. Madje kur prokuroria kërkoi arrestimin e tij me akuzën si i dyshuari kryesor për rrëmbimin dhe torturimin e më pas zhdukjen e shtetasit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha, Berisha nuk pranoi ta shkarkonte nga detyra si Drejtor Tatimesh.

Pra historitë ngjajnë si dy pika uji.

Liderët e kapur në krim i koracojnë me mburoja publike dëshmitarët mëkateve të tyre për të dhënë mesazhin se ata duhet të jenë të paprekshëm nga drejtësia. Ata nuk e bëjnë këtë në emërë të besnikrisë apo mirnjohjes, por thjeshtë sepse i tremben dëshmive të atyre personave që kanë djeni për urdhrat që kanë marrë.

Këtë po bën edhe Edi Rama me Afrim Qendron. Sepse ai nuk do që ndkush ta kujtojë tenderin skandaloz me dokumenta fallco që fitoi kompania fantazëm DH Albania.

©Lapsi.al

16 Comments

    1. Popull i mjere i tredhur ka 7 vjet qe tall trapin ripjedhja me ket popull gjytrym..turp

  1. Te qifsha prokuroret bythqira , asnje punesbejne. Vetem merren me ribt me te vobejt, atyre ua tregojne ligjin.

    Veni nji kufi se ia keni qi robt, tu bo qoka e tu morr lek

    Keta jo vetting ketyre u do qi nona

    Legena

  2. Berisha nuk e mori Sefgjinin ne pune pas hetimit te prokurorise por thjesht nuk e hoqi kur prokuroria i nisi procedim dhe duket se beri mire sepse akuza e prok nuk u provua. Te akuzosh dike per vrasje dhe ta provosh jane dy gjera shume te ndryshme dhe ky artikull shkon dhe me larg pasi merr persiper te paraqese si te provuar akuzen se Berisha dhe Sefgjini kane zhdukur ne bashkepunim Hoxhen. Me pak fjale merre me leng …

  3. Krahasimi nuk qendron. Te dy akuzohen per vepra penale te ndryeshme por qe asnje gjykate nuk ka dhene ndonje vendim per fajesine e tyre. Te akuzosh Sefgjinin se ka ekzekutuar ( spijunin ose patriotin) Hoxha eshte guxim i madhe gazetaresk kur nuk disponon asnje prove ose fakt per kete gje. Gazetaria investiguse ka vdek ne Shqiperi!

  4. Per ty Bushat dhe per te gjithe naivet ne rastin me te mire e monstrave te ketij vendi ne rastin me te keq !
    Remzi Hoxha,ka qene bashkpunetor i UDB-se e provuar kjo 100 %!
    Aktiviteti i tij ne Tirane ishte kamuflim per veprimtarine agjenturore ne sherbim te nje vendi aspak mik me Shqiperine dhe Shqiptaret
    Eshte kapur ne takime dhe jo vetem si marres porosish i Vuknimir Stevanoviç,sekretar i pare i ambasades Jugosslave(kohen kur behet fjale),fiks agjenti me i larte ne detyre i sherbimeve sekrete Jugosllave ne Tirane!Me prova kjo e jo shaka,ka raporte sekrete,ka foto,ka pergjime bisedash dhe veprimesh te tjera zbuluese e kombinime te tyre !
    Kur eshte thirrur ne bisede,zoteria ka deklaruar pozicionin e tij dhe rrjetit qe mbulonte sekretari i pare i ambasades Jugosllave !
    Loja e sherbimeve Sekrete ka te beje dhe me kunderzbulimin dhe ju,familjaret e tij dhe hashim thaçi e kompani,duhet t’ia kerkojne Serbise( tani ),se ku dhe me çfare letrash eshte Remziu ?!
    Mos e beni hero,nje spihun te shpifur qe ka punuar me pagese kunder Shqiperise e Shqiptareve !Mbase edhe agjent i dyfishte!!!
    E them se mund ta kene derguar kush e di se ku dhe me çfare identiteti,por ka dhe nje mundesi qe ne rast te zbulimit se agjenti i nje sherbimi sekret ben loje te dyfishte,mund te kete dhe opsion tjeter,pyetini Serbet per te !?!?!?!
    Ne çdo rast ne lidhje me fatin e tij duhet ta kerkojne te Shteti Serb,me 100% e dine vendndodhjen e tij !
    Ka qene dhe atasheu kulturor i ambasades Jugosllave,i cili mbaroi fakultetin e letersise te filologjiku qe mund t’ju adresoje per te Remziu !!!
    Keshtu qe mos u merrni me idiotesira e me spihune se eshte loje e veshtire per tu zberthyer e aq me pak te akuzoni Arben Zefgjinin si deshmitar apo ne dijeni se çfare kane bere shefat e Remziut me te !!!!???
    BUSHAT :
    KA QENE BASHKPUNETOR I SHERBIMIT SEKRET JUGOSLLAV !
    MOS E BENI HERO NJE NJERI QE PUNON KUNDER INTERESAVE TE KOMBIT!

    Shenim:Ish atasheu kulturor i ambasades jugosllave ishte nga Mali I Zi,me origjine,gjejeni e pyeteni !!!?????

    1. Ja paske çuar dëm fishekun e zakonshëm të Bushatit për ta bërë Berishën njëlloj si Ramën.
      Ka kaq vite që abuzohet nga propogandat komuniste me emrin e këtij Remziut i “vrarë nga Berisha” apo ish shefi i SHIK-ut Gazidede.
      Në fakt dy agjentët e SHIK-ut që e patën marë në pyetje këtë agjend jugosllav, ishin që të dy ish oficerë të sigurimit, që Gazidede, ndonëse u përpoq ta pastronte këtë institucion prej tyre, nuk arriti ta bënte plotësisht. Të dy kërkuan azil politik në Angli dhe i shptuan ndëshkimit.
      Nuk ju jepte azil politika Anglia këtyre dy shqiptarëve, nëse kishin bërë një krim. Duket se Inteligjenc Servisi anglez ka qenë në dijeni se kush ka qenë Remzi Hoxha, prandaj edhe ndërhynë për ta mbyllur ate histori. duke ju dhënë dy shqiptarëve mbrojtje me azilin politik.
      Ndërkaq të habit Bushati me zellin për të bërë barazimin midis Selgjinit dhe Qendros.
      Qenka njëlloj si të zhdukësh një agjent tradhtar të kombit në rrethana të pa sqaruara, me vjedhjen flagrante të ndyrë të 200 milionë eurove me dokumenta fallso në SHBA që tashmë është vërtetuar.
      Mandej o z. Bushati, a është vendi që të bëhet mbi 20 vjet zhurmë për një ngjarje të pa zbardhur për një farë Remzi të dyshimtë, kur regjimi diktatorial enverist pati vrarë me tortura barbare me qindra shqiptarë që i akuzonte si agjentë amerikanë, anglezë, jugosllavë apo rusë ?
      Nuk të kemi dëgjuar që publikisht ti dënosh ato vrasje shumica e të cilëve ishin fare të pafajshëm.
      Keni kaq vite që e keni nxirrë e baltosur figurën e Bashkim Gazidedes, si një monstër e kriminel, kur ai ka qenë një intelektual i shquar, profesor matematike me të gjitha notat 10 në ciklet e studimeve.
      Ai pati “fatin e keq” që të vinte nga një familje tejet e persekutuar nga regjimi enverist e a mos duhej që ai të fshihte krimet e diktaturës, që të ishte i pranueshëm për ju ?
      Nuk ka asnjë fakt që Gazidede të ketë pushkatuar apo të ketë dhënë urdhër për të vrarë ndonjë komunist. Ka bërë thjeshtë detyrën për të pastruar shërbimin e sigurisë kombëtare nga kriminelë sadistë të kohës së diktaturës.
      Pse gjithë kjo urrejtje për te ?
      Apo pse kishte bërë krimin e madh që ishte fetar mysliman ?

    2. Mirë mo dakort, mund të jenë fakte të pakundërshtueshme këto, por hetoje, kopsitja dosjen në prokurori dhe më pas arrestoje e çoje ne gjykatë që te marri dënimin e merrituar. Kështu dhe publiku mëson se kush dhe si po përpiqen agjenturat e huaja të rrezikojnë sigurinë kombëtate në shqipëri. Por ta rrëmbesh e ta zhdukësh është gjithashtu krim i rëndë në vetvete. Çdo kush ka të drejtë të mbrohet (prezumimi i pafajësisë). Mendoj se nuk janë pak shqipëtarët që për arsye biznesi apo shkaqe ekonimike kanë rënë në kurthin e udbësë në atë kohë, dhe kur e kanë kuptuar ka qenë tepër vonë. Prandaj sot duhet te jeni me vigjilent dhe me institucione dinjitoze me kuader ligjor të qartë që drejtohen nga profesionist e jo nga militantë e klientalistë. Prandaj në këtë aspekt e mbështes bushatin.

  5. Keshtu e ka Bushati apo keshtu i ka thene rrama: Sa here qe do te me kritikosh mua bej nje paralalizem me Berishen; Keshtu qe del se qe te dy jane qelbesira, perveç qe doçi fiton pike gjoja si libertador i medias tek te huajt! Por Bushati eshte drite shkurter sepse vete ai po thote gjithe keto dite se nderkombetaret e kane leshuar doçin, nuk e perkrahn me, dhe Bushati per kete ka marre persipre me e mbrojt me mbroçkulla! Bushati ka probleme identiti, nuk di ku te pozicionohet.. Nuk besoj se nuk e din qe krahasimi i doçit me parardhesin e tije nuk ka anje kuptim sepse, nje qeveri i humb zgjedhjet kur votuesit nuk jane te kenaqur prej saje, dhe te besh krahasime (qofshin edhe te drejta) se edhe qeveria e mepareshme ishte keshtu, nuk ka kuptim sepse atehere del sikur zgjedhjet nuk sherbejne per asgje! Keshtu qe i bie te mos harxhjome kohe e para per zgjedhje e lejme (sipas Bushatit te njejten qeveri meqe gjerat nuk ndryshojne) astu siç eshte gjendjen!! Ky paralaizem qe ben miku nuk ka kuptim perveç se se srvilizem i nje njeriu gjakprishur!

  6. Afrim Qendro hajdut ordiner.
    Luli dhe Rama ofrojne pas vetes vetem njerez te skaduar sepse kane frike nga prurjet e reja

  7. Bushat je shumë i mirë, me të vërtetë e kam, je mbase gazetari që kam më së shumti respekt sepse ke një të mirë se je përherë koherent.

    Por kur vjen puna te krahasimi që bën pothajse përherë midis Dr Berishës, që natyrisht ka shumë gabime e të meta, por gjithashtu ka burrëri e karakter tamam burëror, pra kur e krahsaon me edvin langaraqin ia ul shumë vlerën shkrimit, por edhe vetes.

    Mbetem besnik i këtij portali, pikërisht nga koherenca jote, por në këtë rast duhet të mos jesh koherent në krahasime e të pakrahasueshmeve.

  8. O bushat… ja ke fut kot daku, Ska lidhje fare njera me tjetren ….., ik tani futi llapen ne byth ben blushit.

  9. Për disa vite, shefi në hije i qeverisë Berisha do të ishte një njeri fantazmë e botës politike të shërbimit të fshehtë serb dhe nipi i drejtuesit të këtij shërbimi, Stanishiqit. Damir Fazlliq, i cili vinte nga bota e errët, do të shpallej në Kuvendin e Shqipërisë si miku personal i familjes Berisha, i paprekshëm, lëvizës i milionave euro në botën e dyshimtë të financës, ku dilnin pranë tij tre njerëz, Argita Berisha, Lulzim Basha dhe kunati i tij.

    Fazliçi do të ishte për disa vite njeriu më i fuqishëm në pas-skenën e politikës, që vendoste edhe kandidatët për kryetarë bashkiakë dhe që, përmes tij mund të bëheshe i pasur. Është rasti më flagrant se si nipi i shefit t krimeve në Kosovë shtrihej në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, si të ishte në zyrën e dajës së tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.