• |
ide | kryesore

Real shuan ëndërrat për Zidane: “Një tjetër vit Blancos”

-Instant, Sport



Kush u iluzionua pas deklaratave të Zinedine Zidane se në futboll asgjë nuk dihet, duke iu referuar të ardhmes, duhet të gjejë tjetër objektiv. Vendimi është marrë tashmë. Tekniku francez do të jetë në pankinën e Real Madrid edhe për sezonin 2020-21, si raporton e përditshmja sportive Marca.

Presidenti Florentino Perez e tekniku Zidane kanë folur në fund të kampionatit, me titullin kampion të arritur, kështu që vazhdimësia e francezit me merengues është e siguruar. Triumfi numër 34 në Liga hoqi cdo dyshim. “Zidane është një bekim për Real Madrid”, ka rrëfyer numri 1 i klubit Perez kur Real u shpall matematikisht kampion i Spanjës, pasi mposhti Villarreal.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *