• |
ide | kryesore

Shpërthimi në ish-Metalurgjikun e Elbasanit, policia arreston një person

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga administratorin e firmës ku një ditë më parë u plagosën 3 punëtorë, si pasojë e shpërthimit të gazit.


Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin: Y. P., 54 vjeç, banues në Elbasan, administratori i firmës.


Ngjarja ndodhi në firmën Alba Gaz në ish-kombinatin metalurgjik Elbasan, në të cilin, gjatë kohës që po punonin në ambientet e firmës, nga shpërthimi i gazit u plagosën tre punonjës, të tre banues në Elbasan, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën në spital.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale.

1 Comment

  1. Policia te arrestoj pronaret e huaj qe vijne shfrytezojne shqiptaret me paga qesharake dhe kushte mizore, pastaj te arrestoje politikanet qe e kan vjedhur vendit fund e krye secili nneri me shum se tjetri, populli ne skajme ata dhe femijet e tyre duke bere jete lluksi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu