• |
ide | kryesore

Sot mblidhet Kuvendi, por marrëveshja e 5 qershorit nuk është në rend të ditës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama tha një ditë më parë se sot kuvendi do të votiojë marrëveshjen e 5 qershorit për Kodin Zgjedhoir, por ajo nuk është parashikuar në rendin e ditës. Në faqen zyrtare të Kuvendit për seancën e sotme janë parashikuar 18 çështje, mes të cilave dy interpelanca, një me ministren e Arsmit dhe një tjetër me Ministrin e Jashtëm.

Po ashtu parashikohen diskutime për disa projektligje dhe për Aktet Normative të miratuara gjatë javës nga qeveria. Mazhoranca do të pranojë dekretin e Presidentit për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, por pritet që të rrëzohen dy dekretet e tjera për Vettingun në Polici dhe për gjobat kundër mediave gjatë pandemisë. Në dokumentin zyrtar të Kuvendit shihet se premtimi i maxhorancës për miratimin e marrëveshjes së 5 qershorit, nuk është pikë për diskutim. ©LAPSI.al

Seancë plenare PUBLIKE
Rendi i ditës

Në mbështetje të Urdhrit nr. 39, datë 20.7.2020 të Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, rendi i ditës është si më poshtë vijon:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 16.07.2020
2. Njoftimi i çështjeve të depozituara në Kuvend për shqyrtim
3. Interpelancë urgjente me ministren për Arsimin, Rininë dhe Sportet kërkuar nga një grup
deputetësh. 
4. Interpelancë me ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme kërkuar nga deputeti Kostaq Papa.
5. Raporti i veprimtarisë vjetore të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për 2019. 
6. Raporti i veprimtarisë vjetore të Këshillit të Ministrave për gjendjen në shërbimin civil për vitin
2019. 
7. Raporti i veprimtarisë vjetore të Institutit të Statistikave për vitin 2019. 
8. Akti normativ nr. 27, datë 1.7.2020, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9936, datë
26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar””.
9. Akti Normativ nr. 29, datë 15.7.2020 “Për një shtesë në aktin normativ nr. 3, datë 15.3.2020, të
Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së
periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, të ndryshuar”. 
10. Projektligji “Kodi ajror”. 
11. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9357, datë 17.03.2005 “Për statusin e
punonjësit të Shërbimit Informativ të Shtetit” të ndryshuar””. pdf) 
12. Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore”
të ndryshuar””. 
13. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes dypalëshe, ndërmjet Këshillit të Ministrave të
Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës Zvicerane, për programin e zhvillimit rajonal në
Shqipëri (faza 4, 2019-2023).
14. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit financiar ushtarak, ndërmjet
qeverisë së Republikës së Turqisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë”. 
15. Dekret nr. 11.443, datë 02.03.2020, “Për kthimin e ligjit nr. 14/2020 “Për një shtesë në ligjin nr.
8577, datë 10.2.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, të ndryshuar””.
16. Dekret nr. 11.444, datë 02.03.2020, “Për kthimin e ligjit nr. 15/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime
në ligjin nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të
ndryshuar”.
17. Dekret i Presidentit të Republikës me nr. 11.536, datë 8.7.2020 “Për kthimin e ligjit nr. 74/2020 “Për
vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe
Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme, të ndryshuar”. 
18. Dekret i Presidentit të Republikës nr. 11.537, datë 9.7.2020 “Për kthimin në Kuvend të ligjit nr.
73/2020 “Për miratimin e aktit normativ me fuqinë e ligjit nr. 20, datë 20.05.2020 të Këshillit të
Ministrave “Për disa ndryshime dhe shtesa në aktin normativ nr. 3, datë 15.3.2020 të Këshillit të
Ministrave “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së
infeksionit të shkaktuar nga COVID-19” të ndryshuar””. 



1 Comment

  1. Une do te kisha deshire qe seancen ta ndiqnin nga lozha edhe dy ambasadoret, Yuri Kim dhe Luigi Sorreca.
    Ne fund, pas votimit, ata do te duhej te putheshin si dikur Li & Vllahutin.
    Eh, ato ishin kohe te arta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *