• |
ide | kryesore

Tirana prezanton sulmuesin e ri: ardhja e Avdijaj mbyll dyert për Ngo’o

-Instant, F1, Sport



Presidenti Refik Halili e kishte paralajmëruar: piketat e merkatos janë vënë nga Tirana në objektivin Champions. Bardheblutë nuk kanë pritur të humbin kohë, por kanë vënë nën kontratë Albion Avdijaj, sulmuesin shtatlartë që ka luajtur gjithë karrierën jashtë shqipërisë dhe së fundmi ka përfunduar kontratën me danezët e Viborg.

Goditje me parametër zero për bardheblutë, që kanë firmosur me 26-vjecarin e lindur në Zyrih për dy vitet e ardhshme. Futbollisti ju nënshtrua vizitave mjekësore dhe pas ndeshjes së Laçit do të bashkohet me skuadrën në stërvitje.

Ardhja e Avdijaj, 191 cm i gjatë duket se mbyll përfundimisht dyert për rinovimin e kontratës me Ngo’o. Anglezi natyrisht nuk prêt të jetë alternativë dhe me një organikë ku është edhe Dunga, të jepet idea se Ngo’o nuk do të jetë më pjesë e bardhebluve. Drejtuesit bardheblu e kishin bërë të qartë se po flitet me anglezin, por rastet e shumta të shpenzuara para portës, pavarësisht se Michael është asistman më i mirë i kampionatit, kanë bërë që të shihet për një sulmues më efektiv.

https://www.facebook.com/kftirana.al/posts/2636818406574265



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *