• |
ide | kryesore

38 golat e pësuar e 12 penalltitë kundër, Sarri enigmatik: “Humbëm sepse donim të fitonim”

-Instant, Sport



“Humbëm rregullin, u barazuam pas një pjese të parë të mirë, nisëm të corganizohemi dhe e cuam ndeshjen në një plan të rrezikshëm. Pastaj e humbëm sepse donim ta fitonim me cdo kusht”. Tekniku i Juventus Maurizio Sarri analizon në këtë mënyrë humbjen kundër Udinese që shtyu festën e titullit. “Më vjen keq që e humbëm këtë ndeshje. 38 golat e pësuar? Kemi edhe 12 penallti kundër. Nuk është një numër që e pësojnë skuadrat e mëdha…”.

“Në këtë moment të sezonit është vështirë të jesh efikas për 90′, ndeshjet janë të gjitha të cuditshme. Momenti është i vecantë e më shumë vlen të jesh i rregullt se i fortë teknikisht. Tani ta mësojmë këtë leksion – vazhdoi Sarri pas ndeshjes – Champions? Nuk shoh aq làrg. Mendoj para së gjithash për Sampdorian. Është një moment në të cilin duhet të impenjohemi tek kampionati, pastaj do mendojmë për Champions. Eshtë e vështirë të mbajmë rregullin për gjithë ndeshjen”.

38 gola të pësuar faji i mbrojtjes apo i të gjithëve, por Sarri e ka përgjigjen indirekte: “Edhe 12 penallti kundër… Nuk është një numër që e pësojnë skuadrat e mëdha… Por më duket se është një numër në rritje absolute ndoshta për ne në përqindje të ezagjeruar. Higuain është i dëtmuar e është lojtari që mund të na zgjidhë ndeshjet me skuadrat që mbyllen. Duhet të bëjmë mirë me ata që kemi”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *