• |
ide | kryesore

Amber Heard pranon akuzat në gjyqin me Johnny Depp

-Instant, Paparazzi, Slider



Në ditën e tretë të proçesit që Johnny Depp ka hapur kundër tabloidit britanik ‘The Sun”, Amber Heard ka pranuar për herë të parë që edhe ajo e ka goditur aktorin, por për tu vetëmbrojtur.

Modelja dhe artisjta ka deklaruar se ka reaguar në këtë mënyrë për të mbrojtuar veten dhe motrën e saj të vogël Whitney.Heard e ka akuzuar që ai e ka goditur me grushte, shkelma, goditje në kokë dhe i ka nxirë syrin, duke bërë të ndjehej si një e burgosur. Një nga episodet më të rënda ka ndodhur gjatë një fundjave të gjatë në Australi, ku ish bashkëshorti i ka gjuajtur me shishe. Nën presionin e avokatëve të palës tjetër Amber pranoi që e ka goditur edhe ajo me shishe Johnny, një episod që deri tani e kishte mohuar. Ajo ka vepruar në këtë mënyrë për tu vetmbojtur me frikën që Depp mund ta ‘hidhte nga shkallët siç kishte bërë më parë me Kate Moss’, një informacion sipas saj i marrë nga dy burime anonime.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *