• |
ide | kryesore

Ava max, e nominuar në MTV Video Music Awards

-Instant, Paparazzi, Slider



Ngjarja e madhe vjetore e ndarjes së çmimeve edhe këtë vit do të shpërblejë shumë artistë ndërkombëtarë me çmime në dhjetëra kategori muzikore.

Vitin e kaluar kishte tri këngëtare shqiptare të nominuara në MTV VMA: Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Ava Max.Kjo e fundit ka arritur të nominohet edhe sivjet në një nga kategoritë e spektaklit, atë për “artistin më depërtues të vitit”. MTV VMA 2020 ende nuk e ka shpallur të plotë listën e nominimeve, megjithatë ka bërë të ditur vetëm listën e artistëve të rinj të nominuar për çmimin “Depërtimi i vitit” në tregun muzikor. E lumtur për këtë nominim, shqiptarja Ava Max, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Ava Koci, ka kërkuar votën e fansave të saj përmes një postimi të bërë një rrjetin social Instagarm. “Kjo është çmenduri. Faleminderit VMA”, shkroi Ava Max në mbishkrimin e fotografisë, në të cilën ajo shfaqej me mbishkrimin “Votoni për mua për çmimin ‘Depërtimi i vitit’”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *