• |
ide | kryesore

Dhunohet dhe grabitet një çift të moshuarish në Gjirokastër, policia arreston autorin (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Dy të moshuar në Gjirokastër janë grabitur Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen “Kodra e Shtufi”. Kanë qenë një grabitës i cili ka hyrë nga dritarja e tualetit të banesës në katin e parë të një pallati ku banonte familja e Laze Shehut. Policia thotë se grabitësi arriti të merrte 18700 lekë dhe është larguar pa i dhunuar. Disa orë pas ngjarjes është arrestuar autori.

Njoftimi i policisë Gjirokastër

Zbardhet në kohë rekord ngjarja e ndodhur në orët e para të datës 24.07.2020, në lagjen “Kodra e shtufit”.

Kapet dhe vihet në pranga autori i ngjarjes.

Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, në lagjen “Kodra e shtufit”, në banesën e shtetasit H. Sh., 80 vjeç (kati i parë i një pallati), ka hyrë nga dritarja e tualetit një shtetas dhe ka vjedhur 18.700 lekë. Ky shtetas, kur ka hyrë në banesë është pikasur nga të zotët e banesës, të cilët kanë tentuar ta ndalojnë, por pasi ka marrë lekët pa u shkaktuar dëmtime fizike dy bashkëshortëve, është larguar me shpejtësi.

Falë punës së mirorganizuar hetimore u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi i autorit, kapja dhe shoqërimi i tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera u bë ndalimi i shtetasit V. K., 32 vjeç, banues në lagjen “18 Shtatori” dhe materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *