Më shumë artistë femra janë të nominuara për këtë çmim sivjhet sesa në çdo vit tjetër, me pesë femra solo dhe tre grupe femrash ku në total numri i tyre shkon në 12 kandidate. Çmimi vlerëson albumin më të mirë të vitit në Mbretërinë e Bashkuar. Për herë të parë e nominuar është një artiste shqiptare, e ajo është Dua Lipa, e cila është nominuar për albumin e saj të vlerësuar dhe të renditur në vendin e parë për javë me rresht në Mbretërinë e Bashkuar, “Future Nostalgia”.

Kjo është lista me albumet e nominuara për çmimin “Mercury Prize 2020”:

Anna Meredith – Fibs
Charli XCX – How I’m Feeling Now
Dua Lipa – Future Nostalgia
Georgia – Seeking Thrills
Kano – Hoodies All Summer
Lanterns on the Lake – Spook the Herd
Laura Marling – Song for Our Daughter
Michael Kiwanuka – Kiwanuka
Moses Boyd – Dark Matter
Porridge Radio – Every Bad
Sports Team – Deep Down Happy
Stormzy – Heavy is the Head