Kapiteni i Liverpool Jordan Henderson është zgjedhur lojtari më i mirë i sezonit në kampionatin anglez nga Football Writers’ Association. Një arritje e pabesueshme për mesfushorin e Reds që ka mundur rivalë prestigjozë si De Bruyne e Rashford, pas shpinës së tij, por edhe shokët e skuadrës si Van Dijk e Mané që kanë kompletuar 5 më të mirët.

Në fakt është e cuditshme si disa lojtarë janë injoruar: mbi të gjithë Mohamed Salah që nuk ka marrë asnjë votë nga gazetarët. Egjiptiani do të jetë natyrisht i lumtur për kapitenin e tij, por në të njëjtën kohë mjaft i zhgënjyer për votimin. Football Writers’ Association ka zgjedhur Jordan Henderson si lojtarin e vitit për sezonin 2019/20 të Premier League por në anën tjetër ka patur shumë lojtarë, që nuk është se kanë spikatur më shumë se Salah të marrin vota.