• |
ide | kryesore

Guardiola ‘infiltron’ një algjerian për ti marrë Bennacer Milanit

-Instant, Sport



Protagonist i një pjese të dytë sezoni fantastik, Ismael Bennacer ka tërhequr vëmendjen e disa nga klubet më të mira europiane. Sipas portalit francez Le10Sport, Manchester City e Paris Saint-Germain janë vënë në linjën e parë për mesfushorin algjerian të Milan. Në vecanti, është bashkëkombasi i tij Riyad Mahrez që po shtyn 22 vjecarin Bennacer të pranojë transferimin në skuadrën e drejtuar nga Pep Guardiola

Pavarësisht sprintit të fundit në nivel të lartë, Milan nuk i ka punët mirë me merkaton. Algjeriani vështirë të qendrojë nën presionin e klubeve që kanë rëndësi, ndërsa edhe në hyrje duket se objektivi parësor është venitur. Sulmuesi i Real Madrid Luka Jovic ka shumë të interesuar nëpër Europë. Serbi e ka patur të vështirë të integrohet në radhët e Blancos e për këtë arsye mund të shitet.

Sipas Marca, në pole position për Jovic është Monaco. Por nga Anglia flitet për qendërsulmuesin ish-Eintracht Frankfurt si objektivi i mundshëm i Neëcastle në rast se kryhet kalimi i pronësisë së klubit tek një fond i Arabisë Saudite.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *