• |
ide | kryesore

Hapja e listave, përfundon pa marrëveshje tryeza e Këshillit Politik

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ka përfunduar pas 2 orë e gjysmë takimi mes palëve në Këshillin Politik, ku u diskutua rreth ndryshimeve kushtetuese në lidhje me zgjedhjet, por pa arritur nje marreveshje per listat e hapura.

Opozita e Bashkuar doli sot me propozimin për hapjen 100% të listave, kërkesë e cila u refuzua nga Partia Socialiste. Oerd Bylykbashi tha se kishte kërkuar një përgjigje nga mazhoranca për hapjen e listave, por prej saj ka marrë vetëm refuzim.

 

“Ne presim nga mazhoranca të reflektojë. Siç e thanë edhe ndërkombëtarët kjo është çështje e Këshillit Politik dhe kjo duhet të trajtohet me konsensus, gjithëpërfshirje dhe transparencë” – tha Bylykbashi.

Por Damian Gjiknuri tha se propozimi i opozitës është një gjë për tu përshëndetur, risitë kushtetuese janë gjetur dhe nga opozita jashtëparlamentare.

“Ata mbështesin hapjen e listave të kandidatëve. Amendimet kushtetuese nuk pengojnë kërkesën e opozitën. Ka rëndësi se opozita u kthye në negociata dhe kanë humbur kohë. Koha nuk ndalon kur ata janë kundër, por e rëndësishme është që amendimet u përgjigjen dhe shqetësimeve të opozitës. Ne u thamë që të zgjedhin modelet evropiane, të hapin listat dhe të zgjedhin aleancën në një model të caktuar”, – tha Gjiknuri.

Në krahun tjetër Bylykbashi renditi disa vende duke kujtuar Belgjikën, Italinë, Greqinë, Letoninë, etj. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *