• |
ide | kryesore

Kalari konfirmon Dajën?: “Një nga më të mirët në vend”

-Instant, Sport



Renaldo Kalari e arriti misionin e tij, shmangu zonën e play out me fitoren direkte 3-0 kundër Vllaznisë. Ajo që vjen më pas, nuk është më punë e tij, sepse tekniku e ka të qartë se është në pankinë deri në mbyllje provizore. Por ndoshta në pas ndeshjen me shkodranët Kalari mund të ketë konfirmuar lajmin më të rëndësishëm në kampin e kuq: ardhjen e Ilir Dajës në pankinën kryeqytetase.

“Partizani është një skuadër e madhe dhe kërkon gjithmonë më të mirët. Unë jam një nxënës i ri në këtë profesion. Më duhen shumë vite për të qenë ndër më të mirët. Daja është një nga më të mirët në vend. Nga ata prej të cilëve mund të mësosh shumë. Shpresoj realisht që të jetë ashtu siç thoni ju” e mbylli Kalari fjalën, duke i dhënë tashmë benzinë një zjarri që digjej pikërisht mbi temën e ardhjes së teknikut actual të Skënderbeut. Nëse ndodh kështu, Daja bashkohet në klubin e atyre trajnerëve që kanë drejtuar të tre klubet e mëdha të kryeqytetit Tirana, Dinamo e Partizani.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *