Të izoluar pas shpërthimit të pandemisë së COVID-19, qindra familje në varfëri ekstreme apo me probleme ekonomike në Tropojë u vunë në vështirësi dhe në pritje të ndihmave nga qeveria dhe pushteti vendor.
Falë një sërë dhurimesh nga biznesmenë dhe nga komunitetet fetare, dhjetëra prej tyre morën në mars dhe në prill pako standarde që përfshinin disa produktesh bazë – kryesisht vaj, makarona, oriz, sheqer dhe pluhur larës – e në pak raste edhe miell.
Por më 1 maj, katër ditë përpara se Tropoja të shpallej ‘zonë e gjelbër’ nga qeveria dhe jeta t’i rikthehej njëfarësoj ritmit normal të saj, bashkia njoftoi një tender për blerje pakosh ushqimore për familjet në nevojë me vlerë 3.5 milionë lekë.
Më 8 maj, një javë pas shpalljes së tenderit, u dorëzuan vetëm dy oferta. Njëra nga ofertat vinte nga Bekim Hajdarmataj – biznesmen që ka në pronësi një hotel në qytetin e Bajram Currit ndërsa oferta tjetër nga daja i tij, Sami Danaj, oferta e të cilit u skualifikua për mosparaqitje të dokumentacionit.
Me skualifikimin e Danajt, nipi i tij Hajdarmataj lidhi kontratën me Bashkinë e Tropojës për shumën 4.1 milionë lekë me TVSH për 875 pako ushqimore. Sipas dokumenteve të tenderit, kontrata u lidh më 13 maj dhe duhej të përmbushej tre ditë pas nënshkrimit të saj.
Por një ish-zyrtar i bashkisë Tropojë, i cili foli në kushtet e anonimatit, i tha BIRN se tenderi kishte qenë fiktiv dhe se pakot ushqimore në ndihmë të personave në nevojë nuk ishin dorëzuar në bashki dhe as ishin shpërndarë te njerëzit.
Dyshimet për tenderin fiktiv mbështeten edhe nga një duzinë familjesh në nevojë apo në varfëri ekstreme në listat e Bashkisë së Tropojës, të cilat i thanë BIRN se kishin marrë pako ushqimore vetëm gjatë muajve mars dhe prill. Shumica prej tyre theksuan se ndihma u kishte ardhur nga shoqata humanitare apo dhurues dhe jo nga bashkia.
“Herën e dytë i ka sjellë administratori do çokollata, 2 kg vaj, miell dhe milva e vogël (pluhur larës),” tha Gramoz Buçpapaj, njëri prej banorëve i cili theksoi se ndihmat ishin shpërndarë në muajt mars dhe prill. Buçpapaj pretendoi se asnjë nga pakot nuk ishte prej bashkisë, ndërsa u ankua se diskriminohej ngaqë ishte i djathtë.
I pyetur për dyshimet se tenderi ishte fiktiv, kryebashkiaku i Tropojës, Rexh Byberaj – i zgjedhur nga Partia Socialiste në një bastion historik të së djathtës pas zgjedhjeve të bojkotuara nga opozita të vitit 2019, e referoi fillimisht BIRN te nënkryetari Abedin Kërrnaja.
Por Kërrnaja mohoi të kishte dijeni për tenderin e pakove ushqimore, ndonëse e ka emrin si nënshkrues i kontratës në dokumentet e ngarkuara në Agjencinë e Prokurimeve Publike.
“Me tenderin nuk jam marrë unë”, tha Kërrnaja gjatë një bisede telefonike, ndërsa shtoi se “çështje [të] tjera nuk di unë ça të them.”
Kërrnaja i tha BIRN se Bashkia e Tropojës kishte shpërndarë ndihma deri në fillim të korrikut, ndërsa pretendoi se qytetarët që deklaronin se nuk ishin ndihmuar nga bashkia apo se kishin marrë pako vetëm në mars dhe në prill “gënjenin për të marrë pako të tjera”.
Biznesmeni Bekim Hajdarmataj mohoi që të kishte pasur probleme, ndërsa tha se kishte zbatuar kontratën dhe i kishte dorëzuar pakot siç parashikohej aty. I pyetur për lidhjet familjare me konkurrentin në tender, Hajdarmataj tha se duhej të merreshim me bashkinë dhe se nuk ishte detyra e tij të jepte sqarime.
“Përsa më përket mua, (e) kam bërë me korrektësinë më të madhe dhe në formë të ligjit, për shitjen e pakove, me standardin që ka vënë qeveria shqiptare,” tha Hajdarmataj.
Ku eshte SPAK?!
Ne tirane vidhet me shume
Deri më sot, zërat mediatikë të opozitës, sulmonin këdo që ishte për hapjen e listave, me argumentin se është shërbëtor i Ramës.
Sot, Lulzim Basha ua ka rrëzuar gjithë betejën e tyre mbi një mujore, kundër hapjes së listave, pasi tha se PD është dakord me hapjen e listave.
Dhe, normalisht që nuk do sulmojnë edhe Bashën, por kanë filluar ta dredhin.
Tani po nxjerrin argument të tjera, dhe për habi, mbrojnë hapjen e listave.