Presidenti Ilir Meta e ka quajtur një çmenduri nismën e Kuvendit për të ndryshuar Kushtetutën pa konsensusin e opozitës jashtëparlamentare. Gjatë konferencës për mediat ai tha se nuk ndalon njeri që të çmendet e të hidhet nga pallati, por vetëm e këshillon që të mos bëj një gjë të tillë.
“Zotëri unë nuk ndaloj asnjë të çmendet dhe të hidhet nga kati i 20-të. Unë i këshilloj dhe i them mos u hidh se vritesh, pastaj le të bëjnë çfarë të duan. Edhe Haxhi Qamili mori akte të tilla dhe e dimë se çfarë ndodhi. Mos më bëni fajtor mua se këta nuk përmbahen dot në dozat e tyre të optimizmit“, tha Meta.
Më herët ai e quajti jolegjitim Kuvendin aktual dhe tha se nëse do të ndryshohet kushtetuta në mënyrë të njëanshme do të ketë një përgjigje të merituar kundër mazhorancës dhe opozitës parlamentare.
hahahahah ku ka me te cmend se ty dhe gruaja jote mer hajdut dhe vrases
Sufllaqexhi ki kujdes nga Covidi ?