• |
ide | kryesore

Rama përshëndet qëndrimin e Bashës për hapjen e listave: Mjaft pozitive!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur propozimin e kryetarit të PD-së Lulzim Basha, për të vijuar dialogun në Këshillin Politik, por me kushtin që listat të jenë 100% të hapura. Përmes një mesazhi në Twitter, Rama, duke i kthyer përgjigje Bashës, theksoi se koalicionet parazgjedhore ato nuk do të ndalohen, thjesht do të standartizohen si kudo në Europë.


Mesazhi


Pozitiv gjysëm hapi i LBPD për hapjen e listave, që është thelbi i risive kushtetuese! Si e sa do hapen nga jo më pak se 75% në 100% kjo i takon diskutimeve pas 30 korrikut! Deri në 30 korrik ka rëndësi hapja e sotme e LBPD për listat, çka vetëm votimi 30 korriku e garanton😀 Sa për koalicionet parazgjedhore ato nuk do të ndalohen, thjesht do të standartizohen si kudo në Europë,po edhe kjo do të shkruhet e votohet pas 30 korrikut,kështu që për sot i vetmi ndryshim është hapja e LBPD ndaj risisë kushtetuese që do të sjellim në 30 korrik!Mjaft pozitive!

3 Comments

  1. Bravo Rama ! E manaxhove kete situate shume mire.
    Si oportunist qe je e kape ne ajer nje kauze qe nuk ishte e jotja por e bere tenden dhe e perplase ne tavolinen e bisedimeve.
    PDn po e terheq per hunde aty ku do ti , megjithe shqelmat qe qellojne . Kujtuan se po te fillonin te qyrraviteshin tek nderkombetaret do ti manipulonin ata per te te bere presjon .
    Dhe me nderkombetaret e manaxhove shume mire , duke i sqaruar dhe bindur se po beje gjene e duhur.
    Sot opozitaret pretendojne se jane FITIMTARE se pranuan ate qe donte poputlli , ( po me mire vone se kurre) .
    Kesaj i thone , MOS E CAJ BY__EN KUR E KE NE BY__E.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu