• |
ide | kryesore

Vëllai i Britney Spears: Fushata e saj është irrituese

-Instant, Paparazzi, Slider



Vëllai i Britney Spears,  Bryan Spears iu drejtua fansave të këngëtares dhe nismës së tyre #FreeBritney, përmes së cilës kërkojnë që Britney të mos ketë më një kujdestar ligjor.
Në podcastin “As Not Seen on TV” (via E! News), Bryan tha se është “irrituese” për familjen që të dëgjojë që fansat janë të zemëruar për çeshjen e kujdestarisë ligjore, pasi askush nuk e di se çfarë ndodh në prapaskenë.“Është irrituese. Edhe nëse dikush vjen në paqe ose vjen me një tjetër qëndrim dhe të thotë vazhdimisht që duhet të bësh diçka, është irrituese,” tha ai.Bryan u shpreh se Britney “ka dashur gjithmonë të mos jetë nën mbikqyrjen e një kujdestari ligjor”, por ishte një vendim që familja e mori së bashku. Babai i Britney-t, Jamie Spears, shërbeu si kujdestar i saj ligjor deri në vitin 2019. Sipas E! News, përkohësisht po shërben në këtë rol Jodi Montgomery, anëtare e ekipit të këngëtares.Deri-diku jemi të bashkuar, por jo të gjithë ramë dakord me vendimin. Të gjithë kishim mendimin tonë. Por në fund të fundit, mendoj se kemi bërë zgjedhjen e duhur.” – tha Bryan.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *