• |
ide | kryesore

Covid pengon festën e Juventus dhe fshin një traditë: ja çfarë kanë në plan tifozët bardhezinj

-Instant, Sport



Kush fiton duhet të respektojë rregullat, lojtarët e tifozët. Juventus sheh fare pranë titullin e 9 radhazi, mjafton një fitore me Sampdoria për matematikën, por në Torino nuk janë parashikuar festime të mëdha për shkak të Covid-19. Në vitet e fundit tifozët kanë zgjedhur gjithnjë dy vende, Piazza San Carlo e Piazza Castello, për të festuar trofetë. Vitin e kaluar, në fakt, Juventus bëri gjithcka në Allianz, nuk pati paradë me autobus të zbuluar nëpër rrugët e qytetit.

Këtë vit nuk është parashikuar asgjë, por njoftimet që vijnë nga institucionet bëjnë të ditur se do ti lejojnë tifozëve të festojnë duke mbajtur distancat. E forcat e rendit, gjithësesi, janë gati të ndërhyjnë për të garantuar rregullat e nevojshme kundër infektimit. Kështu sheshet do të jenë të hapura, por jo për festime në masë. Cështje kujdesi. Është më e mundshme që në rast suksesi tifozët të shkojnë në Allianz (Juve luan në shtëpi). Flamuj, shalle, kore e pak nxehtësi jashtë stadiumit për idhujt e tyre.

Emergjenca Covid ka anulluar edhe një traditë. Për herë të parë pas 61 vjetësh Juventus nuk do të luajë një miqësore në familje në Villa Perosa, rezidenca verore historike e familjes Agnelli, mes skuadrës së parë dhe të rinjve. Sfida në familje ishte bërë një takim fiks edhe për tifozët, prezentë cdo vit me mijëra. E nga 16 gushti 1959 deri më sot ishte luajtur gjithnjë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *