• |
ide | kryesore

“Dëgjova një kërcitje”: Mbappé del nga fusha në lot, por i ka thënë presidentit të Francës fjalë optimiste

-Instant, Sport



“Dëgjova një kërcitje. Nuk mendoj se është këputur”. Në fillim lotët gjatë daljes nga fusha pas 30 minutave në finalen e Kupës së Francës mes Psg e St.Etienne për shkak të ndërhyrjes vrastare të Perrin në kaviljen e djathtë, pastaj fjalët e thënë në konfidencë me presidentin e Republikës franceze Emmanuel Macron në momentin e ndarjes së cmimeve që lënë shpresë. Kylian Mbappé do ti nënshtrohet ekzaminimeve të hollësishme që do të përcaktojnë një diagnozë më të saktë për dëmtimin e rëndë të pësuar në Stade de France të Saint-Denis.

Ka ankth në fakt në shtëpinë e Psg për shkak të rezultatit që do të japin kontrollet: Mbappé rrezikon të humbasë sfidën e cerekfinaleve të Champions League kundër Atalantas, në program në 12 gusht në Lisbonë.

I kthyer në dhomat e zhveshjes, Mbappé më pas doli në pankinë për pjesën e dytë me paterica e një mbrojtëse të kaviljes e në fund mori pjesë në ceremoninë e medaljeve të Psg për trofeun e sapofituar. “Jam vërtetë i shqetësuar”, janë fjalët e teknikut të skuadrës franceze Thomas Tuchel. Për sfidën e rëndësishme në Champions kundër Atalanta do të jetë një garë me kohën. Ndërkohë, sulmuesi do të mungojë në finalen e Kupës së Ligës kundër Lion në program në 31 korrik në Saint-Denis.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *