• |
ide | kryesore

Guardiola zbut kërkesën e Napolit: Koulibaly në ikje, për Osimhen e kryer

-Instant, Sport



Pavarësisht fjalëve të dashurisë për Napolin, e ardhmja e Kalidou Koulibaly duket gjithnjë e më pranë Premier League. Mbrojtësi senegalez ka marrë drejtimin për nga Manchester City, që ka vendosur në tavolinë një ofertë të parë prej 60 milionë euro. Shifër larg nga 100 milionët e kërkuar nga De Laurentiis, por me 75 ndoshta mund të bëhet. Javët e fundit napoletane duket të jenë edhe për Allan, shumë pranë Everton të Carlo Ancelotti, ndërsa për Osimhen mungon vetëm njoftimi.

De Laurentiis është duke projekuar lëvizje të mëdha tek Napoli mes lamtumirave e ardhjeve. Sezoni është ende në zhvillim, por është edhe koha për të programuar të ardhshmin. Sipas asaj që bën të ditur ‘Il Mattino’, dy kolona të vitit të fundit janë në fund të aventurës së tyre nën Vezuv. Pjesa e cmuar është natyrisht Koulibaly, gati për të bërë kapërcimin në kualitet në Premier League. Guardiola ka zgjedhur senegalezin për të përforcuar mbrojtjen, thembra e Akilit të skuadrës së tij këtë vit. Por në emergjencë të plotë Covid-19, askush nuk mund ti lejojë vetes cmenduri. Nëse De Laurentiis do të ulë pretendimet, brenda 5 tetorit Koulibaly do të zbarkojë në Manchester. Qendrori i intereson edhe Liverpool e Psg, por asnjë nuk është i gatshëm të bëjë ankand.

Në fund të aventurës është edhe Allan, tashmë jashtë projektit Gattuso. Everton e ka ngritur ofertën në 38 milionë euro duke ngushtuar edhe më shumë diferencën me kërkesën e klubit të kaltër, që tani është vetëm 2 milionë. Mesfushori brasiliano, gati të rinovojë me Ancelotti, do të fitojë rreth 4,7 milionë euro në vit për tre sezone.

Mungon vetëm firma e njoftimi për Osimhen. Në fundjavë menaxheri i lojtarit do të takojë De Laurentiis për të vënë të zezën mbi të bardhë. Një operacion prej 60 milionë euro plus bonus. Për sulmuesin e Lille do të shkojnë 5 milionë në sezon deri në 2025.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *