• |
ide | kryesore

Pa kontratë, drejt Greqisë: Tirana i mbyll gojën mediave që ‘transferuan’ Cobbina

-Instant, F1, Sport



Tirana është duke u përgatitur për një mbyllje sa më të mirë të kampionatit e Kupës së Shqipërisë, por edhe për një përfaqësim të rëndësishëm në Champions League. E në kohën kur bardheblutë janë duke nxituar për rinovimet apo afrimet e lojtarë që kanë piketuar, zërat për një largim të Ëinful Cobbina drejt Greqisë kanë tërbuar kampionët e sapo kurorëzuar.

Në një reagim të shpejtë bardheblutë kanë sqaruar se Cobbina një prej protagonistëve absolut të këtij sezoni për Tiranën, është nën kontratë edhe për një tjetër vit me kryeqytetasit. Në një komunikatë të postuar nga klubi, i kërkohet me edukatë medias “të tregohet e saktë me informacionet dhe ti referohet burimeve zyrtare të klubit”.

https://www.facebook.com/kftirana.al/posts/2638012299788209



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *