• |
ide | kryesore

Paris Jackson mohon akuzat e ngrejtura ndaj Michael

-Instant, Paparazzi, Slider



Paris Jackson ka mbrojtur babanë e saj  Michael kundër akuzave të abuzimit me fëmijë, në një video të re të zbuluar nga viti 2012.

Në klip, i cili nuk u transmetua kurrë në televizion, Paris e cila aspironte të bëhej një këngëtare në moshën 14-vjeçare, i quajti “gënjeshtra” akuzat kundër muzikantit, i cili u nda nga jeta në vitin 2009 në moshën 50-vjeçare.Në një klip të publikuar në kanalin Jacksonology TV YouTube, Paris, atëherë 14 vjeç (tani në moshën 22 vjeç), mbron babanë e saj kundër pretendimeve për abuzime të fëmijëve përballë intervistueses Sonia Lowe.Ajo thotë: “Dua të them që shumë njerëz janë xheloz për të. Ata do të bëjnë gjithçka për ta hedhur poshtë, pavarësisht nëse bëhet fjalë për thashetheme, do ta çojnë në gjyq me gënjeshtra. Të gjithë duan diçka. Unë do ta mbroj gjithmonë”.“Ai na tha që ka shumë njerëz të këqij dhe na mësoi pak për komplotet dhe gjëra të tilla. Sa më shumë rritemi, aq më shumë kemi kuptuar gjëra. Njerëzit nuk e kuptonin atë”.Në vitin 2005, Michael mori pjesë në një gjyq për shtatë akuza të abuzimit seksual të fëmijëve, ndaj të mbijetuarit 13-vjeçar të kancerit Gavin Arvizo. Juria e shpalli superyllin të pafajshëm për të gjitha akuzat.Vitin e kaluar, këngëtari u sulmua sërish me publikimin e dokumentarit Leaving Neverland, ku Jimmy Safechuck dhe Wade Robson akuzuan Mbretin e Pop-it se kishte abuzuar me ta gjatë disa viteve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *