• |
ide | kryesore

Video/ Goli i parë në Serie A i Hysaj, por Sassuolos i anullohen tre gola: Inter detyron Juven të fitojë

-Instant, F1, Sport, Video



Elseid Hysaj mbrëmjen sotme festoi golin e parë absolutisht në Serie A e edhe me fanellën e Napolit. Asnjëherë në 192 prezenca me fanellën e të kaltërve (nga të cilat 187 në Serie A) në fakt mbrojtësi shqiptar, kapiteni i kombëtares kuqezi, kishte arritur të shijonte gëzimin e golit.

Ka ndodhur pikërisht në ndeshjen me Sassuolo në minutën e 8 të takimit në San Paolo, ku shkodrani që luante në krahun e majtë e jo në të djathtë si zakonisht, mori topin, depërtoi mes dy mbrojtësish e më pas nga jashtë zonës lëshoi një goditje të fuqishme që përfundoi në rrjetë. Gëzimin e ligjshëm të shqiptarit do ta zhurmojnë tre golat që iu anulluan Sassuolo: Djuricic në minutën e 37, Caputo në të 49 e Berardi në të 61 panë ti shuhet gëzimi i barazimit nga sinjalizimi i arbitrit të ndeshjes Gianluca Aureliano. Në shtesë i vë vulën fitores Allan, që fiksoi shifrat 2-0 për Napolin.

Me këtë fitore, Napoli shkon 9 pikë larg Sassuolos dhe mbetet në garë për një vend në Europë. Skuadra e Gattuso falë Hysajt është tashmë një pikë larg Milan të vendit të gjashtë e dy nga Roma e vendit të pestë.

Inter, ndërkohë, është imponuar 3-0 në shtëpinë e Genoa në javën e 36 të Serie A, duke rimarrë vendin e dytë në klasifikim, në dëm të Atalantës. Në Ferraris zikaltrit fitojnë tre pikët falë dy sulmuesve më në formë, Lukaku e Sanchez. Në minutën e 34′ qedërsulmuesi belg kërcen mbi Zapata e me kokë mposht Perin. Genoa qendroi në lojë sa mundi, por në fund u detyrua të dorëzohej: Sanchez dyfishoi shifrat në minutën e 82′, ndërsa dygolëshi personal i Lukakut u fiksua në minutën e 93′. Inter tashmë është 4 pikë nga Juventus, që ka një ndeshje për të luajtur, por është e detyruar të fitojë për tu shpallur kampion matematikisht dy javë para fundit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *