Xavi Hernandez pozitiv ndaj Koronavirus. Ish-ylli i Barcelonës, 40 vjec, tashmë trajner i Al Sadd në Katar, ka komunikuar në profilin e tij Instagram infektimin me koronavirus. “Jam mirë e nuk kam simptoma të vecanta, por duhet të qendroj në izolim derisa tamponi të jetë negativ”. Kështu, në pankinën e Al Sadd, për ndeshjen kundër Al Khor do të jetë David Prats që do të udhëheqë skuadrën. Gjatë karantinës, familja Xavi ishte dalluar se kishte dhuruar një milion euro një spitali në Barcellona, qytet ku mesfushori fitoi gjithcka.
“Nuk mund të drejtoj Al-Sadd në rikthimin e kompeticioneve zyrtare. Në vendin tim, si shef i stafit teknik, do të jetë David Prats. Disa ditë pasi ndoqa protokollin e Qatar Soccer League, rezultova pozitiv me koronavirus. Fatmirësisht jam mirë, por do qendroj në izolim. kur autoritetet shëndetësore të ma lejojnë do të kthehem të zhvilloj rutinën time të përditshme. Një përqafim të gjithëve nga larg, do të shihemi së shpejti në fushë!”.