• |
ide | kryesore

“Është si të fitoja”: ‘Doktori’ tregon vuajtjen e 17 garave zhgënjyese

-Instant, Sport



Vendi i tretë, shkalla e fundit e një podiumi që i mungonte prej 17 garash “Doktorit” Valentino Rossi që, pas tërheqjes në fundjavën e kaluar, bëri një garë prej kampioni: “Jam shumë i lumtur sepse kishte kaluar shumë kohë nga podiumi i fundit e vinim nga rezultate zhgënjyese. Jam i kënaqur sepse bëmë një punë të madhe me skuadrën, të kthehesh në podium është si të ishte një fitore”.

“Eshtë një podium shumë i rëndësishëm, sepse vjen pas një fundjave të kaluar dëshpëruese – shpjegoi Rossi -. Ndonjëherë shkon drejt problemeve që nuk janë logjikisht të shpjegueshëm. Nga e premtja pata ndjesi të mira, u zbavita e arrita sot i ndërgjegjshëm se mund të bëja një garë të bukur. Të arrija podiumin këtu në Jerez, ku bën nxehtë e kam vuajtur në të kaluarën, më bën të jem optimist”, shtoi piloti i Yamahas.

Për “Doktorin” ka ende shumë punë për të bërë: “Nuk jam ende në maksimum, gabova kur mbylla trajektoren e Vinales duke e lënë të kalonte. Luftuam shumë katër ditë për të arritur atë që donim, nëse hiqja dorë do të bëja të njëjtën fundjavë si atëherë. Përse duhet ta kem kaq të vështirë? Sepse kanë Vinales e Quartararo që po ecin fort. E më thonë mëso të ngasësh këtë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *