• |
ide | kryesore

Furgoni me klandestinë tentoi t’i shpëtonte policisë por përplaset, lëndohen 4 sirianë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Katër sirianë kanë mbetur të plagosur lehte në një aksident automobilistik ne aksin rrugor Zvezde-Podgorie. Ngjarja ka ndodhur ne kryqëzimin e fshatit Podgorie në vendin e quajtur “Lapidari”. Sipas news 24, një mjet brenda të cilit udhëtonin shtetas te ardhur nga vendet me konflikt ka qene duke udhëtuar nga Bilishti ne drejtim te kryeqytetit.

Mësohet se drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrit të policisë në hyrje të qytetit të Bilishtit.
Në kushte të tilla policia, ne bashkëpunim me FRONTEX është vënë në ndjekje te tyre. Drejtuesi i mjetit për t’i shpëtuar policisë ka zgjedhur aksin rrugor nga Zemblaku per te kaluar me pas ne aksin nacional Korce-Pogradec.

Në kryqëzimin e fshatit Podgorie ishte vendosur nje tjetër postobllok policie i cili kishte bllokuar pjesën me te madhe te rruges. Ne te tilla rrethana drejtuesi i mjetet me shtetasit e huaj gjate manovres per te shmangur mjetin e policisë është përplasur me nje mjet tjetër duke sjelle edhe përmbysjen e mjetit e për pasoje plagosjen e 4 shtetasve sirianë. Policia ne vendin e ngjarjes po heton shkaqet e aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *