• |
ide | kryesore

Gjiknuri: Ekzistenca në fletën e votimit e partive ‘fantazmë’, rrezikon të minojë procesin e zgjedhjeve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Përfaqësuesi i maxhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri ka parashtruar disa nga ato që ai i cilëson sfida që duhet të adresohen pas hapjes së listave. Përmes një reagimi në ‘Facebook’ Gjiknuri thekson se Amendamentet kushtetuese krijojnë kushtet për të zbatuar hapjen e listave të kandidatëve së paku me 2/3, pa përjashtuar aspak as hapjen e tyre 100%.

Sipas tij ekzistenca në fletën e votimit e një numri të pafund partish “fantazma”, në kushtet e listave të hapura dhe koalicioneve parazgjedhore ku secila parti ka listën e saj të kandidatëve rrezikon ta “minojë” plotësisht administrimin e procesit.

REAGIMI I GJIKNURIT
SFIDAT QË DUHET TË ADRESOJMË PAS HAPJES SË LISTAVE TË KANDIDATËVE
Dakordësia e arritur fillimisht midis opozitës parlamentare dhe mazhorancës e më tej edhe pëlqimi publik i dhënë prej Partisë Demokratike për hapjen e listave të kandidatëve për deputetë na bën të reflektojmë për masat që duhen marrë me synim garantimin e një procesi të suksesshëm të administrimit të zgjedhjeve. Amendamentet kushtetuese të cilat tanimë kanë marrë mbështetjen e Këshillit të Legjislacionit dhe Komisionit Parlamentar për Çështjet Ligjore, Administratën publike dhe të Drejtat e Njeriut krijojnë kushtet për të zbatuar hapjen e listave të kandidatëve së paku me 2/3, pa përjashtuar aspak as hapjen e tyre 100%. Ajo çka vijimësisht e kam theksuar gjatë javëve të fundit, si çdo gjë e re edhe hapja e listave zgjedhore shoqërohet me shumë sfida të cilat nëse nuk adresohen siç duhet mund të vënë në pikëpyetje të gjithë procesin e administrimit. Ky fakt nuk duhet të na bëjë të hezitojmë. Hapja e listave tanimë është një kërkesë e shumicës së qytetarëve shqiptarë dhe ne jemi të vendosur që ta sanksionojmë përmes ndryshimeve kushtetuese të 30 Korrikut.

Mazhoranca, opozita parlamentare dhe ajo jashtëparlamentare, pas miratimit të amendimit kushtetues për hapjen e listave do duhet të ulen bashkarisht për të analizuar efektet anësore që krijohen. Do duhet të vendosim parashikimet e nevojshme në Kodin Zgjedhor të cilat mundësojnë mbarëvajtjen e procesit.
Për të kuptuar secili prej jush se si ndikon kombinimi mes listave të hapura të kandidatëve dhe koalicioneve me lista të përbëra apo ato unike, do ndalem në disa konstatime konkrete. Neni 10 i Ligjit për Partitë Politike përcakton se subjekti regjistrohet me kërkesë të nënshkruar nga jo më pak se 3 mijë anëtarë themelues. Kërkesa për regjistrimin e një partie politike depozitohet në Gjykatën e Tiranës dhe përmban për çdo anëtar themelues: emrin e mbiemrin, numrin personal dhe vendbanimin.

Në zgjedhjet e vitit 2005 në Shqipëri aplikohej sistemi zgjedhor mazhoritar (100 mandate) i korrektuar me proporcional kombëtar (40 mandate). Në këtë proces, fleta e votimit përmbante 27 subjekte zgjedhore. 12 prej tyre nuk arritën të merrnin as 1% të votave në rang vendi. Ndryshimet Kushtetuese të vitit 2008 sanksionuan sistemin zgjedhor proporcional të ndarë në 12 rajone. Testi i parë ishte procesi zgjedhor i vitit 2009 ku në fletën e votimit u rënditën 34 subjekte politike, grupuar në katër koalicione dhe një kandidat i pavarur. Vetëm gjashtë parti arritën që të kalonin mbi minimumin prej 1% të votave ndërsa të tjerat dështuan përfshirë 14 që nuk mblodhën vota as sa numri i minimal i themeluesve.

Zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 do të shënonin një tjetër rekord. Fleta e votimit përmbante 62 parti të grupuara në dy koalicione, katër parti jashtë tyre dhe dy kandidat të pavarur. Dyfishimi i numrit të subjekteve në fletën e votimit, krahasuar me zgjedhjet e mëparshme do të shoqërohej me faturën e parë, dështimin e implementimit të teknologjisë si projekt pilot në procesin e votimit dhe numërimit. Për shkak të listës së gjatë të partive, fleta e votimit u bë e pamundur të lexohej nga paisjet teknologjike. Sipas rezultatit zyrtar, 60 subjekte nuk kapën dot as 1% të votave ndërsa 45 prej tyre nuk mblodhën as 3 mijë vota sa kanë dorëzuar firma në gjykatë për tu legjitimuar si parti.
Më shumë se për të mbledhur vota, fatkeqësisht, duket se të tilla parti bëhen pjesë e “trenit” të partive të mëdha për të garantuar drejtori në administratën publike, vende pune, financim nga Buxheti i Shtetit për pjesëmarrje në zgjedhje, qira të lira për akomodim në godina publike etj.

Koalicionet parazgjedhore me lista të përbëra sikurse janë aktualisht, duket se janë nxitja më e madhe për rreshtimin e sa më shumë partive të tilla si vagona bosh pas lokomotivës së partisë së madhe. Procesi zgjedhor i vitit 2017 e konfirmon këtë konstatim. Koalicionet parazgjedhore me lista të përbëra nuk u zbatuan në këtë proces çka çoi në reduktimin drastik të partive në fletën e votimit në vetëm 18. Gjithësesi, edhe në këtë rast, 9 prej tyre morën më pak vota se numri i detyrueshëm i themeluesve.
Vlen të theksohet edhe një element tjetër, ai i pabarazisë që krijojnë koalicionet parazgjedhore me lista të përbëra mes vet partive të vogla. Partitë e vogla që garojnë jashtë koalicioneve duhet të arrijnë së paku pragun prej 3% të votave të qarkut që të mund të përfshihen në ndarjen e mandateve. Partitë e vogla që bëhen pjesë e “trenit” të partive të mëdha përjashtohen nga ky rregull duke u favorizuar. Si përkthehet kjo konkretisht?

Për ilustrim shohim rastin e zgjedhjeve të vitit 2013 në Qarkun e Tiranës. Partia Fryma e re Demokratike garoi jashtë “trenave” të dy partive të mëdha dhe mori 10062 vota ose 2,23% duke u shmangur nga llogaritja e shpërndarjes së mandateve dhe nuk përfitoi asnjë të tillë. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet garoi në “trenin” e Partisë Demokratike dhe mori 9173 vota ose 2,03% duke fituar një mandat deputeti. Gjithashtu, Partia Republikane garoi në të njëjtin “tren” dhe mori 10561 vota ose 2,34% duke fituar një mandat deputeti. Pra, ndonëse PDIU dhe PR nuk kaluan pragun 3% të votave të qarkut, fituan nga një mandat në kohën kur FRD-së ju mohua.

Nëse marrim rastin e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009 nëbqarkun e Fierit, kjo anomali bëhet edhe më e theksuar pasi nëse Aleanca e Djathtë mund të kishte mandatin e shtatë për të cilin ishte shumë pranë, partia PDIU me 4687 vota do të merrte mandat ndërkohë që LSI për mandatin e saj do ti duheshin mbi 10 mijë vota, një anomali më shumë se 50%.

Duhet kuptuar se kolonat kyçe të administrimit të procesit kanë të bëjnë me tre element. Së pari, qartësia dhe thjeshtësia që i krijohet zgjedhësit para fletës së votimit. Së dyti, numërimi sa më transparent dhe i shpejtë. Së treti, shqyrtimi i kontestimeve dhe tabulimi i rezultateve.
Ekzistenca në fletën e votimit e një numri të pafund partish “fantazma”, në kushtet e listave të hapura dhe koalicioneve parazgjedhore ku secila parti ka listën e saj të kandidatëve rrezikon ta “minojë” plotësisht administrimin e procesit. Së pari, konfuzioni i rritur i zgjedhësve përpara fletës së votimit do të çojë automatikisht në rritje të numrit të fletëve të pavlefshme. Së dyti, zgjatje e frikshme e kohës së numërimit të votave. Komisioneri numërues do duhet të numërojë votat sipas koalicioneve, më pas votat për subjektet brenda grupimeve dhe në fund votat për secilin kandidat të partive respektive. Së treti, secila parti dhe secili kandidat ka të drejtën që të kontestojë numërimin e çdo vote çka çon në rritjen e numrit të kontestimeve, pavlefshmërive dhe sposton në kohë të pacaktuar tabulimin dhe nxjerrjen e rezultatit të zgjedhjeve.

Imagjinoni për një moment një situatë të tillë ku kalon një javë, dy apo më shumë se kaq nga dita e votimeve dhe askush nuk është në gjendje të thotë se cili është rezultati i zgjedhjeve!! Kaosi në administrimin e procesit do të çonte automatikisht në bërjen pis të zgjedhjeve, opozita do të nxitonte të akuzonte qeverinë si fajtore dhe vendi do të rrezikonte destabilizimin. Hapja e listave të kandidatëve dhe grupimi në koalicione parazgjedhore me lista unike siç e praktikojnë të gjitha vendet kryesore evropiane, inkurajon reduktimin e numrit të partive “fantazma” në fletën e votimit. Kjo do të lehtësonte në përspektivën e afërt edhe zbatimin e teknologjisë në proceset e votimit dhe numërimit. Qytetarët do të kishin të drejtën të zgjidhnin përveç partisë edhe për kandidatin e tyre të preferuar por pa cënuar administrimin e procesit, votimin, numërimin në kohë dhe nxjerrjen e rezultatit.



18 Comments

  1. Dmth gjiknuri qe manipulon voten fshehtas do te minoje demokracine haptas… Bukur, edhe nje tjeter levizje kunder demokracise

  2. Ky muti i dosjes së Dibrës, të mbyllë halenë dhe çfarë ka për të thënë le ti thotë aty te Këshilli Politik ku ka specialistë njëlloj si ai.

    Të mos hajë shumë mut me propagandë, se këto nuk janë çështje që mund ti kuptojnë të gjithë.

  3. Shoku Gjinkuri me mire te na sqaroje per ate firmen fantazme qe fallsifikoi firmen e sekretarit te

    Shtetit Delawere te ShbA-se per tenderin 20 milion euro per kilometer te UNAZES SE RE dhe

    ate 12 milion euro te lijes se tensionit larte Bulqize-Peshkopi mbase ka ndonje njohuri meqenese ne

    ate date ka qene ne SHBA per ” vizite”.

  4. Demokracia ka ne themelet e saj voten popullore. Askush nuk ka te drejte qe voten time tja faturoj nje partie tjeter. Ma mire 100 parti “fantazma” se vota “Fantazma” qe marin partite e medha. E “fantazma vote” kthehet ne bumereng per popullin, ku partite e medha stermadhohen fale votave qe nuk jane te tyre

    1. Dhe ajo që e haron o Astrit e që është më kryesorja, është kur “partitë e mëdha” i sigurojnë votat e tyre me “djemtë problematike” të Gjiknurit.

  5. KREJT KETE TURP EDI RAMA DHE ORGANIZATA E TIJ E LUAJN PER TI NDALUAR KUALICIONET thotë:

    HAHA QFAR TURPI TANI THOTE ORGANIZATA SE ESHTE SFIDE E PA MENSGJUESHME ,OSE HAPENI 100% ose mos i hapni fare

  6. Keta hajdute votash kerkojne me ngulem te marrin edhe votat e partive te vogla te cilat votojne kunder tyre , kesaje i thone te vjedhesh me ligj . Nuk fitojne dot me zgjedhje te lira e ta ndereshme e sajojne maskaralleqe per te vjedhur votat , nuk u intereson hapja e negociatave por mbajtja e pushtetit me cdo kusht

  7. Me siguri “cunat problematike” i kane sugjeruar ndonje gje Damianit te dosjes 184. Tani u mor vesh nga te gjithe se kush eshte kapo i cunave problematike dhe kush i mban si paramilitare. Gjeja me e mire qe ka bere Basha qe kur mori kryesimin e opozites, eshte kjo e fundit, e nxori Edi Ramen lakuriq. Pas kesaj, vetem bythelepiresit dhe budallenjte mund ti besojne Rames.

  8. bravo basha per listen e hapur 100/% kjo edhte demokraci dhe jo si rama me sahan lepiraset rudin e lym qe llapin per veten e tyre tani ja sheshi dhe mejdani ja dhe rudina e lymi

  9. Bej votim dhe numerim elektronik dhe mos u justifiko me gjera boshe . Asnje justifikim nuk pranohet .
    Hapja e listave deri 2/3 nuk quhet hapje por mbyllje o kodosh partie . Me mire lerini keshtu siç jane sesa beni nga keto manovra kurvash . Ne fillim kur propozuat hapjen moret shume pike tani jo vetm i humbet por keni marre pike te jera kundra. Nuk vashdohet me me intriga o gjikbytha. Beni sistem kombetar me lista te hapura 100% pa koalicione me prag te ulet qe mos ta kaloje 2.5% , depolitizo zgjedhjet , fut elektroniken dhe jemi OK.

  10. O TE QIFSHA HAPJEN TENDE O RRACE KURVE . PO ÇA HAPE TI O TE HAPSHA GRARINE E SHPISE .
    TI I MBYLLE ME KEQ O KURVE . O TE QIFSHA PALLOSH 2 METROSHIN NE BYTH .

  11. Po ti thoje do hyne kriminelet me hapjen e listave o mashkull kurve?
    Dhe nuk ke faj se ti nuk i hape listat por bere silur . Edhe ne karin do te japim ty dhe gjithe qelbesirave mavi ne çdo vakt , biles para buke edhe pas buke . Nk late sebep pa gjetur per ti bere bisht thelbit te muhabetit . Vazhdoni dhe lozni me nervat tona , vazdho rrite pakenaesine se edhe ne ropt e shpise do ua qime . Nuk do ti gezoni as ato qe keni vjedh .ROPT TE GJITHE KURVAVE TE POLITIKES.

  12. beni kakardhi beni se hellin do merrni ne bythe . na keni lodh o pushta , vetem revolucioni ka ngel . vazhdo keshtu se je ne rruge te mbare . kurvava nuk njeh tjeter gje perveçse karit dhe drurit . ne te dyja do jua japim .

  13. SHUME THESHT O GJIKNUR . VENDOS NUMERIM DHE VOTIM ELEKTRONIK DHE MERAKU JOT DHE I TE GJITHE KURVAVE QE NUK LANE PRETEKS PA GJETUR PERMBUSHET PLOTESISHT . KUJDES PO LUANI ME ZJARRIN . STOP PELHLIVANLLIQEVE . BOLL MASHTRIMIT .

  14. Arsyetimi i Gjiknurit vetem arsyetim nuk eshte. Ngado qe ta kapesh,bie brenda me gojen e vet. Se pari listat e hapura, si me koalicione, si pa koalicione do kerkojne te njejten procedure numrimi dhe nuk eshte se ka ndonje problem nese fletet e votimit behen ashtu si u tha dje nga PD qe e mori kete variant te fletes se votimit nga Kosova. Se dyti, Gjiknuri deklaron se ka shume parti fantazme qe nuk marrin me shume se 2-3 mije vota dhe nese e zeme se kemi 50 nga keto parti dhe atyre iu hiqet e drejta e kandidimit, atehere 100-150 mije vota do shkojne dem dhe do perfitoje rilindja mavi e ketu doli qarte qellimi. Pastaj nese keta do kene pretendime per nje drejtori apo per nje post tjeter, dalim tek tepsia, kusia dhe sahani i Rames dhe i gjithe rilindjes se mavijosur. Por ne kete arsyetim ka dicka qe bie ndesh me ndryshimet kushtetuese qe pretendon te beje partia e Gjiknurit. NGA 39 DEPUTETE OPOZITARE QE JANE SOR NE PARLAMENT, VETEM 4-5 KANE DALE NGA LISTAT E PARTIVE KRYESORE, TE TJERET I PERKASIN PARTIVE MINORE QE NUK MARRIN AS 3 MIJE VOTA. PRA VETE GJIKNURI, RREZON LIGJSHMERINE E TYRE NE KUVEND DUKE I QUAJTUR SI TE DALE DEPUTETE NGA VULLNETI I NJE PJESE TE VOGEL NJEREZISH, ATEHERE C’KUPTIM KA QE TE NDRYSHOHET KUSHTETUTA NGA DISA DEPUTETE QE NUK PERFAQESOJNE VULLNETIN E ASKUJT OSE TE SHUME PAK NJEREZVE, VOTA E TE CILEVE SIPAS GJIKNURIT DUHET CUAR DEM. Nuk i di sakte statististikat, por me sa mbaj mend, PK e Gjuzit ka marre 620 vota, PBK e Alimadhit diku te 3500 vota, partia e pensionisteve e Jenisherit, ne mos gaboj ka marre rreth 800 vota. Me c’te drejte tre deputete te dale nga rreth 5 mije votues, mund te kene vullnetin te ndryshojne kushtetuten? Nga ana tjeter, kaq keq e ka punen rilindja sa mundohet ti heqe kaq vota opozites dmth 1/3 mandati? Gjiknuro, kujdes, ke rene brenda me gojen tende.

  15. Shume kollaj, ta kalojne edhe nje here ne bark pasi edhe te na vjedhin edhe te na bejne budallenj me teorite e tyre, kjo sikur nuk shkon

  16. Hapi e mbylli sa të duash listat, bëj zgjedhje me koalicione apo pa koalicione, me numërim elektronik apo me votime në tufë.
    Nëse nuk do të ndëshkohen nga drejtësia ata maskarej që sigurojnë vota nga bandat kriminale të trafikut të drogës, ata që blejnë vota me para droge, ata që kërcënojnë nëpunësit se po nuk votove familjarisht për partinë time, “të pret e zeza” se të pushoj nga puna, masakra e votave do të vazhdojë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *