• |
ide | kryesore

Kris Jenner ‘injoron’ ofendimet e Kanye West

-Instant, Paparazzi, Slider



Kris Jenner e ka thyer heshtjen në mediat sociale pas dramës në të cilën u përfshi dhëndri i saj, Kanye West, i cili iu referua asaj si ‘Kris Jong-Un’.

Megjithatë nëna e klanit Kardashian/Jenner e ka injoruar në tërësi atë që e ka thënë reperi i famshëm për të dhe familjen e saj. 64-vjeçarja  publikoi një video të shkurtër në Instagram Stories duke treguar një porosi petullash që i kishte ardhur.Ajo ka qëndruar mjaft e qetë që nga shpërthimi i West në rrjetet sociale, ku reperi kishte adresuar kritika të shumta ndaj bashkëshortes së tij, Kim Kardashian dhe nënës së saj.Kanye e ka krahasuar Jennerin me liderin verikorean, Kim Jong-un, duke e etiketuar si ‘Kris Jong-Un’, si edhe ka folur për ‘supremacinë e bardhë’ që i referohet ndjenjës së superioritetit të Kris dhe Kim ndaj racave tjera.Kim në anën tjetër ka deklaruar përmes Instagramit se është e pafuqishme të ndikojë në përmirësimin e gjendjes së bashkëshortit, të cilin e ka quajtur ‘brilant, por të komplikuar’.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *