• |
ide | kryesore

Moto GP/ Në Spanjë Quartararo është i pamposhtur: surpriza është Rossi

-Instant, F1, Sport



Duke pritur Marc Marquez, MotoGP k një padron të ri: vetëm një javë distancë nga fitorja e tij e parë në klasin mbretëreshë, Fabio Quartararo i mund sërisht të gjithë nga pole në Jerez e Yamaha rrëmben të gjithë podiumin me vendin e dytë të Maverick Vinales e të tretin e Valentino Rossi, surpriza e bukur e Andaluzisë. Në apel mungon vetëm M1 e Franco Morbidelli.

Yamaha errëson konkurencën e rivalëve në Cmimin e Madh të Andaluzisë. E nëse të dielën e kaluar podiumi në Gp të Spanjës ishte njollosur nga e kuqja e Ducatit të Andrea Dovizioso, gara-2 në Jerez do të kujtohet si një dominim total i Yamahas. Në Jerez de la Frontera, ku ka shkruar faqe domethënëse të karrierës së tij, Rossi ka vënë këmbë në podium pas një mungese të gjatë (GP Amerikë 2019 në Austin), pasi mori një prej performancave më të mira në kualifikuese në kohët e fundit.

Podiumi mbeti një mirazh për Francesco Bagnaia, tradhëtuar nga motori i Ducati Pramac të tij gjashtë xhiro nga gjysma e garës, ndërsa mbante vendin e dytë, që do ti kishte ndaluar Yamahas të monopolizonte podin. Në klasifikimin e përgjithshëm, Quartararo është me pikë të plota: 50 pikë kundër 40 të Vinales e 26 të Doviziosos, ndërsa Valentino Rossi (i gjashtë me pikë) fiton terren ndaj Nakagami e Pol Espargaro që e paraprijnë me 19.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *